LAJMI I FUNDIT:

Edon Shileku heq dorë nga identiteti “Victoria Owns” me të cilin u shfaq në Big Brother VIP Kosova

Edon Shileku heq dorë nga identiteti “Victoria Owns” me të cilin u shfaq në Big Brother VIP Kosova

Aktori Edon Shileku i befasoi të gjithë vitin e kaluar me hyrjen e tij në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova.

Kjo pasi ai vendosi të hynte si “drag queen”, ku një mbrëmje shfaqej si Edoni dhe mbrëmjen tjetër shfaqej si Victoria Owns.


Megjithatë, duket se identiteti i kësaj të fundit ka përfunduar!

Edon Shileku (Foto: Edon Shileku/Instagram)

Kështu së paku ka lënë të kuptohet ai në një intervistë të fundit për emisionin “Prive”, ku ka deklaruar se Victoria Owns i përket tashmë të kaluarës.

“Për mua momentalisht është kapitull i mbyllur. Mirëpo nuk e di çka bjen jeta sepse për plot gjëra që kam thënë janë të mbyllura, janë hapur dikur. Ama Victoria njëmend ka qenë një personazh që më ka ndihmuar dhe mua t’i shëroj plot trauma të mijat. Mirëpo edhe përmes kauzës kam arritur t’i shëroj dhe t’i ndihmoj plot njerëz të tjerë që e shohin veten ashtu. Edhe në një far forme e kam përfunduar çfarë kam pasur me Victorian”, tha Shileku.

I pyetur se çfarë do të thoshte për të gjithë ata që mund të mendojnë se ai e përdori zhanrin “drag queer” vetëm për vëmendje, aktori më tej u përgjigj: “Jo për të marrë vëmendje, por për të zhvilluar diçka në vendin tonë, për t’i njohur njerëzit me disa tema që kurr më herët s’i kanë dëgjuar”.

Tutje, Edoni tha se të ardhmen e tij e sheh në muzikë – ku tashmë ka planifikuar një album me këngë për tregun vendor dhe më pas një album të dytë me qëllim depërtimin në tregun nacional. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Kalo në kategori