LAJMI I FUNDIT:

“Edhe vota ime numërohet” fushatë e personave me nevoja të veçanta në Tetovë

“Edhe vota ime numërohet” fushatë e personave me nevoja të veçanta në Tetovë

Shoqata e personave me nevoja të veçanta “Mobilnost” nga Tetova dhe Gostivari, sot në hapësirat e qendrës sportive në Tetovë, organizoi fushatën me titull “Edhe vota ime numërohet”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, organizatorët iu shpërndanë fletushka kalimtarëve të rastit, të cilët edhe një herë kërkuan nga organet kompetente të përmirësojnë jetën e kësaj kategorie të personave.


“Duam që me këtë rast, të tregojmë se edhe vota jonë numërohet dhe se nuk duam që të jemi të harruar. Aktiviteti i sotëm është përkujtim për 3 dhjetorin – Dita botërore për personat me nevoja të veçanta”, deklaroi Velibor Jaqimovski, kryetari i “Mobilnost”.

Në kuadër të kësaj fushate, anëtarët e shoqatës “Mobilnost” përmendën edhe një pjesë të problemeve të infrastrukturës me të cilat ballafaqohen përderisa lëvizin në qytetin e Tetovës./Telegrafi/