LAJMI I FUNDIT:

Edhe Turqia nuk gjen qetësinë nga coronavirusi – numri i të vdekurve shkon në 649

Edhe Turqia nuk gjen qetësinë nga coronavirusi – numri i të vdekurve shkon në 649

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, tha se janë diagnostifikuar 3.148 raste të reja të virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 30.217.

Turqia ka informuar për rastet e reja të coronavirusit të ri (COVID-19), përderisa vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit.


Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, tha se janë diagnostikuar 3.148 raste të reja të virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 30.217.

Të dhënat thonë se deri më tani 1.326 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitalet, përderisa 1.415 pacientë aktualisht trajtohen në repartet e kujdesit intensiv, transmeton Anadolu Agency.

Gjithashtu, ministria ka informuar se në 24 orët e fundit janë realizuar 21.400 teste të coronavirusit, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të realizuara deri më tani është 202.845.

“Numri i testeve ditore së shpejti do të arrijë në 30 mijë. Vazhdon shkalla e rritjes së numrit të pacientëve të shëruar. Rritja e numrit të rasteve të reja është e ulët në krahasim me rritjen e numrit të testeve”, tha Koca.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në mbarë globin, ndërsa bazuar në të dhënat e Universitetit John Hokins me qendër në SHBA aktualisht në të gjithë botën ka pothuajse 1.3 milionë raste të infektuara, me mbi 71 mijë të vdekur dhe mbi 270 mijë të shëruar.

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori