Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Fjolla Morina, ditën e djeshme (e shtunë) ka bërë një reagim lidhur me arrestimin e saj të datës 19 shtator.

Artistja, e cila ka bërë bujë të madhe javën e kaluar në shtypin rozë, ka pasur një mbështetje edhe nga fytyrat e famshme publike.


Pas Labinot Tahirit, një reagim ndaj Fjollës e ka bërë edhe artistja e njohur nga Shqipëria, Rozana Radi.

rozana radi 120127996 177054650558040 8718655330034386632 n Rozana Radi në përkrahje të Fjollës (Foto: Instagram)

Ajo ka ripostuar një mesazh që ka ndarë Morina në Instagram, duke treguar se është në anën e 34 vjeçares.

“Mos hani në kurriz të fatkeqësive”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq në reagimin e bërë në rrjetet sociale, krijuesja e hitit “Kape” ka kritikuar mediet për raportimin jo të saktë, që sipas saj kanë përfshirë në ngjarje dy njerëzit e tjerë që e shoqëronin gjatë udhëtimit dhe se e kanë ekzagjeruar gjithë ngjarjen.

fjollki 1 Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Fjollës të martën iu shqiptua masa e arrestit shtëpiak nga Gjykata e Kukësit dhe për 30 ditë ajo është e detyruar të jetojë në po të njëjtin vend. /Telegrafi/