LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse ishin marrë vesh, republikanët nuk e votojnë projektligjin që parasheh miliarda dollarë për Ukrainën dhe Izraelin

Edhe pse ishin marrë vesh, republikanët nuk e votojnë projektligjin që parasheh miliarda dollarë për Ukrainën dhe Izraelin

Republikanët në Kongresin amerikan bllokuan një paketë dypartiake, duke i dhënë fund negociatave disa mujore me demokratët mbi legjislacionin që synon të reduktojë numrin rekord të kalimeve të paligjshme kufitare. Ligji përmban gjithashtu një paketë të madhe ndihme për Ukrainën, e cila tani gjithashtu ka dështuar.

Shumë republikanë thanë se kompromisi i vitit zgjedhor nuk ishte i mjaftueshëm, megjithëse mbështetësit e projektligjit këmbëngulën se ishte zgjidhja më e mirë e mundshme duke pasur parasysh ndarjet midis republikanëve dhe demokratëve.

Për miratimin e ligjit nevojiteshin 60 nga 100 vota, por 49 vota ishte kundër, raporton cnn.


Shumica e republikanëve kanë njoftuar se do të votojnë kundër projektligjit, i cili gjithashtu përfshin 60 miliardë dollarë ndihmë luftarake për Ukrainën dhe 14 miliardë dollarë për Izraelin dhe u mbështet nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Ligjvënësit republikanë kanë këmbëngulur që paratë për konfliktet jashtë vendit të përputhen me ndihmën për kufirin amerikan.

Ndërkohë, Biden reagoi duke sulmuar republikanët pasi ata bllokuan marrëveshjen dypartiake dhe një paketë ndihme për Ukrainën dhe Izraelin.

Biden tha se ai “asnjëherë nuk e kishte menduar se do të shihja diçka të ngjashme me atë që po shohim tani” në Capitol Hill dhe fajësoi kundërshtarin e tij, ish-presidentin Donald Trump, për “kërcënimin e ligjvënësve me hakmarrje” nëse ata mbështesin paketën. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori