LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse burri u mundua dy herë ta vrasë dhe të ikë me tjetrën, ajo i mbijetoi rrëzimit nga njëmijë metra – dhe mbi të gjitha refuzon të shkurorëzohet (Foto/Video)

Edhe pse burri u mundua dy herë ta vrasë dhe të ikë me tjetrën, ajo i mbijetoi rrëzimit nga njëmijë metra – dhe mbi të gjitha refuzon të shkurorëzohet (Foto/Video)

Një grua nga Britania e Madhe të cilën dy herë bashkëshorti tentoi ta vret, dhe që gjykata e ka shpallur fajtor për veprat, vazhdon të besojë se ai nuk është i aftë të kryej vrasje.

Fizioterapeutja Vicky Cilliers, 42-vjeçe nga Imbsbarry (Angli,) i ka mbijetuar rrëzimit nga një lartësi mbi prej njëmijë metrave, kur bashkëshorti i saj Emile Cilliers, me profesion ushtarak, preu litarët e parashutës së saj, transmeton Telegrafi.


Ajo është e vetëdijshme që burri i saj kishte vrapuar pas të tjerave dhe është një gënjeshtar i madh, i obsesionuar pas seksit dhe prostitutave dhe se ka pasur shumë borxhe.

Gjithashtu e di se planifikonte ta braktiste për të rifilluar një jetë të re me të dashurën, dhe se sigurimi jetësor i saj do t’i ndihmonte për këtë, megjithatë ajo vazhdon të refuzojë ta pranoj realitetin se ai ishte i gatshëm ta vrasë, kurse dy fëmijët e tyre t’i lë pa nënë.

Javën e kaluar gjykata në Winchester e ka shpallur fajtor 38-vjeçarin, pasi në prill të vitit 2015 ka tentuar dy herë ta vrasë Vickyn.

Fillimisht ishte munduar të shkaktojë shpërthimin e gazit në shtëpinë e tyre në Wiltshire, dhe pasi që dështoi, i ka këputur litarët e parashutës së gruas.

Vicky ka pranuar se pas “presionit të gjykatës” do të pranoj gjykimin, por jo edhe “tentim vrasjen”.

“E dua burrin, por vetëm siç ka qenë dikur. Gjithmonë do të më mungojë babai i fëmijëve të mi”, ka shtuar ajo.

Vicky beson se e rëndësishme është të mbrojë fëmijët, dhe për këtë arsye nuk dëshiron që jeta e tyre të rrezikohet.

Dhe tani që burri i saj është shpallur fajtor, Vicky e cila deri më tani u thoshte se babai i tyre është në udhëtim zyrtar, do t’i duhet t’ia shpjegoj se ai është në burg për shkak të “gjërave të këqija”, por shtoi se nuk e ka ndërmend t’ju thotë se “babai ka tentuar t’ua vrasë nënën”.

Emile Cilliers tërë jetën i ka mashtruar femrat që më së shumti e kanë dashur. Ka refuzuar të pranojë dy fëmijët që i ka me të dashurën nga Afrika e Jugut, adoleshenten Nicolin Shephard.

Sa ishte në lidhje me Nicolin, u martua me Carly Taylor, dhe kur u ndanë, takoi Vickyn. Ata u martuan, por ai vazhdoi me avazin e vjetër – e mashtronte me Taylorin, dhe njëkohësisht filloi lidhjen me austriaken Stephan Goller, të cilën e takoi derisa po skijonte dhe Vicky ishte shtatzënë. Ai kishte shumë lidhje të fshehta dhe shpesh vizitonte seks-klubet.

Vicky ka arritur të shërohet plotësisht nga rrëzimi me parashutë, edhe pse në shumë pjesë të trupit ka pasur bulona.

“Eshtrat mund të plaken, por jo plagët në zemër”, është përgjigjur Vicky kur është pyetur se pse nuk është duke e pranuar realitetin – dhe se burri i saj është munduar dy herë ta vret.

Disa muaj para se t’ia priste litarët e parashutës, Emile i kishte dërguar një mesazh rrëqethës ish-të dashurës Nicolin Shephard, e cila e akuzonte se kishte braktisur fëmijën e tyre.

“Më le të qetë, sepse mund të bëjë diçka për të cilën do të pendohesh që ke marrë guximin të më shkruash”, i është përgjigjur porosisë së saj.

Vicky ka pranuar se atë kishte pasur një parandjenjë atë ditë kur u lëndua me parashutë. Por, pasi ka qenë e bindur se engjëlli mbrojtës do ta ruaj, ajo kërceu – veprim ky që i kushtoi shtrenjtë.

“Mjekët ende nuk mund ta shpjegojnë si kam mbijetuar, do të thotë se diçka e mbinatyrshme më ka ruajtur”, ka shtuar gruaja që ka përlotur shumëkënd që ka pasur rastin ta dëgjoj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg në SHBA

Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg në SHBA

Amerika
Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Azia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Vizita e shtatë në Izrael e Blinkenit, Netanyahu nuk bindet për armëpushim: Lufta nuk do të ndalet në Gaza

Vizita e shtatë në Izrael e Blinkenit, Netanyahu nuk bindet për armëpushim: Lufta nuk do të ndalet në Gaza

Azia
Kalo në kategori