LAJMI I FUNDIT:

Edhe një tjetër vdekje misterioze, kreu i kompanisë më të madhe ruse të IT-së gjendet pa shenja jete në zyrën e tij

Edhe një tjetër vdekje misterioze, kreu i kompanisë më të madhe ruse të IT-së gjendet pa shenja jete në zyrën e tij

Një biznesmen rus me lidhje me shërbimet e sigurisë ruse është i fundit në një varg figurash të profilit të lartë në vend, që u gjet i vdekur në rrethana të pashpjegueshme.

Anton Andreyevich Cherepenikov, 40 vjeç, ishte kreu i kompanisë më të madhe ruse të IT, ICS Holding, që u gjet i vdekur në zyrën e tij në Moskë, transmeton Telegrafi.


Sipas mediave ruse, shkaku paraprak i vdekjes ishte arresti kardiak, por miku i tij Vasiliy Polonsky tha se nuk i besonte raportet zyrtare të vdekjes së tij, raportoi media e pavarur ruse Baza.

Ushtria ukrainase arrin të futet në rajonet që kontrolloheshin nga rusët në afërsi të Bakhmutit
Lexo po ashtu Ushtria ukrainase arrin të futet në rajonet që kontrolloheshin nga rusët në afërsi të Bakhmutit

“Shkaku i saktë i vdekjes së sipërmarrësit do të përcaktohet më vonë”, njoftojnë mediat.

The Times raporton se shkaku zyrtar i vdekjes është një mbidozë e gazit mjekësor.

ICS Holding është përdorur nga Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) për të monitoruar aktivitetet e qytetarëve në internet, sipas gazetës së pavarur ruse Novaya Gazeta.

Ata njoftuan se kompanisë iu dha detyra për të kryer mbikëqyrjen e qytetarëve pas ligjit të futur në vitin 2018, i cili forcoi mbikëqyrjen e shërbimeve ruse të sigurisë mbi qytetarët e saj.

Luftëtarët e Wagner në Bjellorusi nuk kanë forcat e nevojshme për të nisur ndonjë ofensivë – imazhet e reja satelitore e dëshmojnë këtë
Lexo po ashtu Luftëtarët e Wagner në Bjellorusi nuk kanë forcat e nevojshme për të nisur ndonjë ofensivë – imazhet e reja satelitore e dëshmojnë këtë

Ky ligj u lejon operatorëve të telekomit të ruajnë regjistrimet audio të të gjitha thirrjeve dhe SMS-ve për gjashtë muaj, dhe trafikun e internetit për një muaj.

ICS Holding hyri në listën e kompanive nën sanksione ndërkombëtare pas pushtimit rus të Ukrainës.

Cherepenikov ishte një partner i gjatë i oligarkut Alisher Usmanov, i cili ishte gjithashtu një nga ata të sanksionuar për lidhjet e tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Ai ishte anëtar i bordit të USM, një grup i fuqishëm biznesi rus, si dhe operatorëve celularë Megafon dhe USM Telecom, të cilat Usmanov i kontrollon, raporton Novaya Gazeta.

"Do të ketë shumë të tjerë”: Ministri ukrainas merr përgjegjësinë për sulmet me dronë në Moskë dhe gadishullin e Krimesë
Lexo po ashtu "Do të ketë shumë të tjerë”: Ministri ukrainas merr përgjegjësinë për sulmet me dronë në Moskë dhe gadishullin e Krimesë

Përveç Cherepenikov, një tjetër miliarder rus u gjet i vdekur gjatë fundjavës, por ai besohet se ka vdekur nga shkaqe natyrore.

Igor Kudryakov, një ish-zyrtar qeveritar dhe biznesmen i pasur, u gjet i vdekur në banesën e tij në Moskë. Sipas raportimeve, Kudryakov është diagnostikuar me kancer dhe sëmundja thuhet se ka përparuar në një fazë terminale.

Cherepenikov është i fundit në një seri oligarkësh rusë që u gjetën të vdekur në rrethana të pashpjegueshme pas pushtimit të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori