LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim kundër një personi për vrasje në tentativë në Ferizaj

Paraburgim kundër një personi për vrasje në tentativë në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit kundër A.D., i dyshuar për  veprat penale vrasja në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Sipas një njoftimit bëhet e ditur se: “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri më datë 26 prill 2024, rreth orës 23:30 në një rrugë të qytetit të Ferizajt, kanë tentuar që të privojnë nga jeta të dëmtuarin G.I., G.H., Sh.G., E.H., dhe A.N., në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme me të dëmtuarin Sh.G., të pandehurit kanë bërë marrëveshje për të kryer veprën penale, kështu që kanë ardhur nga Prishtina me dy vetura dhe janë ndaluar në rr. ‘Z.H.’, duke pritur derisa të dëmtuarit kanë dal nga kafeteria ‘L’, me ç ‘rast i pandehuri A.D., ka filluar të gjuaj me armë zjarri në drejtim të dëmtuarve si dhe duke përdorur fjalë fyese ‘Edhe në Ferizaj këna me jav …’, me ç ‘rast nga të shtënat kanë pësuar lëndime trupore G.H. dhe G.I., pastaj të pandehurit janë larguar në drejtim të panjohur”.


Plagosen dy persona në Ferizaj
Lexo po ashtu Plagosen dy persona në Ferizaj

Po ashtu në njoftim thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se me datë, kohë dhe vend të njëjtë ka mbajtur në posedim pa autorizim armën në kundërshtim me nenin 5 të ligjit mbi armët 05/L-022, të cilën e ka përdorur me qëllim të privimit nga jeta të dëmtuarit dhe atë një pistoletë të markës “Zoraki” e llojit M906-B, me një karikator pa fishek e cila është sekuestruar nga policia.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Lajme
Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Lajme
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Kalo në kategori