LAJMI I FUNDIT:

Edhe kryeministri francez kundër Benzemas: S’ke vend në kombëtare

Edhe kryeministri francez kundër Benzemas: S’ke vend në kombëtare

“Nuk janë kushtet e duhura për rikthimin e Benzema në kombëtaren franceze.”

Kjo deklaratë vjen nga kryeministri Manuel Valls, gjatë një interviste për Rmc. Ditët e fundit ishte folur për një rikthim të mundshëm të Benzema për Euro 2016, i cili përfundoi në telashe me drejtësinë për bashkëpunim në mitmarrje e mbetur në tentativë ndaj kolegut të tij Mathieu Valbuena.


Gjykata ka vendosur një ulje të dënimit për sulmuesin e Real Madrid, i cili aktualisht ndodhet në liri të kushtëzuar.

benzi

Burime pranë hetimit të çështjes së video skandalit mbështesin versionin që Karim Benzema ka pranuar rolin e ndërmjetësit gjatë marrjes në pyetje në 5 nëntor nga policia gjyqësore e Versajës, transmeton telesport.

Sipas raporteve të L’Equipe në faqen e tyre të internetit, sulmuesi i Real Madrid ka pranuar se ka pasur dorë në këtë çështje “Duhej të bëja ndërmjetësin për të vënë në kontakt Mathieu me Karim Zenati.” Ylli i Real Madrid duhej të gjente mënyrën për të bindur lojtarin të paguajë 150,000 € për të ndaluar publikuar videon e xhiruar me celular.

PO ASHTU LEXONI: Benzema nuk luan kundër Shqipërisë?