LAJMI I FUNDIT:

Benzema nuk luan kundër Shqipërisë?

Benzema nuk luan kundër Shqipërisë?

Ministri i sportit të Francës, Patrick Kanner ende ka dyshime nëse Karim Benzema do të rikthehet në përfaqësuese.

Ai ka pohuar se futbollisti ka nënshkruar një kod etik, të cilin nuk e ka respektuar sulmuesi i Real Madridit.


”Mendoj se kur e nënshkruani kodin etik të përfaqësueses së Francës më pas duhet ta respektoni atë”

”Mendoj se sot çështja nuk është në anën e Benzemas. Megjithatë, unë do të respektoj edhe pozitën e Federatës së Futbollit, por edhe të trajnerit”, u shpreh Kanner.

Kujtojmë se 28-vjeçari me Francën gjendet në Grupin A, ku gjendet edhe Kombëtarja shqiptare, Zvicra dhe Rumania.