Në morinë e obligimeve familjare dhe tensionit në punë shumë njerëz ndjejnë që nuk kanë mjaft kohë për veten.
Por, sipas hulumtimeve, edhe koha e lirë me shumicë i kontribuon stresit njëjtë edhe si pak kohë e lirë.
Ekspertët nga tri Universitete amerikane kanë kryer anketën me 1.329 adoleshentë duke i pyetur për kohën e lirë dhe ndjenjën e lumturisë.
Ata që konsiderojnë që kanë pak kohë të lirë shpesh kanë qenë të prekur, ndërsa hiç më mirë nuk kanë qenë as ata që e kanë pasur me bollëkv. Kështu shkencëtarët kanë konkluduar që mesi, si zakonisht, është më i miri.
“Jetojmë në epokën kur koha është thelbi. Perceptimi i mungesës së kohës logjikisht është i lidhur me nivelin më të ulët të lumturisë”, kanë thënë hulumtuesit.
Prandaj rekomandohet që në këtë kohë të shoqërisë konsumuese, sa më shumë të mundemi, të ndalojmë së vrapuari pas të mirave materiale për të gjetur kohë edhe për veten, dhe në rastin e kohës së tepërt të lirë, të gjejmë ndonjë interesim të ri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës