Veneto Banca dhe Banca Popolare di Vicenza po shihen si problemi i radhës në sistemin bankar italian, pas Monte dei Paschi. Fond shpëtimi prej 5 miliardë eurosh.
Italia është duke kërkuar një fond shpëtimi prej 5 miliardë eurosh për dy banka rajonale problematike, teksa ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës po merr masa për të mbështetur sistemin e saj të trazuar bankar.
Shpëtimi i Veneto Banca dhe Banca Popolare di Vicenza, të cilat ende kërkojnë miratimin rregullator, do të ishte një “rikapitalizim i përkohshëm”, sipas njerëzve me njohuri të drejtpërdrejtë të diskutimeve, shkruan Financial Times. Ky është një mekanizëm, që u mundëson shteteve të eurozonës të injektojnë para shtetërore në banka, pa cenuar rregullat e ndihmës shtetërore.
Italia është tashmë në bisedime me Brukselin për të përdorur të njëjtin mekanizëm, si ai për shpëtimin e Monte dei Paschi di Siena, huadhënësin më të vjetër në botë, prej 8.8 miliardë dollarësh.
Ligjvënësit italianë, në dhjetor të vitit të kaluar, krijuan një fond 20 miliardë euro për rikapitalizimin e disa nga bankave të vendit, të cilat janë konsideruar si një nga pikat e dobëta të ekonomisë dhe një pengesë mbi perspektivën e zhvillimit dhe rimëkëmbjen e qëndrueshme. Roma nxitoi të miratojë fondin, pasi banka e Sienës nuk arriti të tërheqë mjaftueshëm kapital të ri privat për të kënaqur rregullatorët.
Sistemi financiar italian po vuan nga niveli i lartë i kredive të këqija, të cilat janë rritur që nga kriza e borxhit sovran europian dhe vazhdojnë të peshojnë mbi kreditimin dhe përfitueshmërinë. Veneto Banca dhe Banca Popolare di Vicenza, në verilindje të rajonit industrial Veneto, kanë vuajtur nga një rënie e likuiditetit dhe kapitalit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe