LAJMI I FUNDIT:

Edhe Aurela Gaçe e komenton sjelljen e Albi Nakos dhe Erjona Rusit ndaj vajzës së vogël: Ne jemi shoqëri bullizuese

Edhe Aurela Gaçe e komenton sjelljen e Albi Nakos dhe Erjona Rusit ndaj vajzës së vogël: Ne jemi shoqëri bullizuese

Gjatë këtyre ditëve është komentuar mjaft shumë një deklaratë e koreografit Albi Nako dhe gazetares Erjona Rusi.

Kjo pasi dyshja e njohur e kritikuan një vajzë të vogël e cila po merrte pjesë në konkursin ku këta janë anëtarë jurie, “T’ka mami yll”.

Ata iu drejtuan tetë vjeçares nëse i pëlqen më shumë kërcimi apo ushqimi dhe se kë do të zgjidhte mes këtyre.

Për këtë, reagimet e kritikat kanë qenë nga më të ndryshmet duke e quajtur bullizëm.

Një koment lidhur me këtë e ka bërë së fundmi edhe këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe.

Ky është postimi i plotë i Gaçes (pa ndërhyrje):

“Këto dite, kam lexuar shumë statuse, mbi një video ,ku praktikisht merreshin me peshën e nje fëmije. A besoni se kjo vjen papritur?

U shfaq në TV Ashtu krejt papritur?

NE JEMI SHOQËRI BULLIZUESE!

Po po, ne dhunojmë psikologjikisht këdo që nuk është në parametrat matës të syve tanë.

Je xhuxh, një metër e një qofte, je lopë, elefant, je si fyell, shkop i holle, pabuks, hundëderr, fshatar, provincial ke kaluar te 30-at, je gjyshe, te del nje rrudhë, të thonë bëj servise, ti bësh të thonë maskë… edhe këtë nuk e bëjnë në tv, e bëjnë kudo. Nê rrugë, në rrjetet sociale, në ambjentet e shkollave, në shtepi.. po po, edhe nê shtëpi.

I ngjave satëme, rracë e keqe, si ke lënë gjë rracës së t’yteti. Në shoqëri, në lagje…ke humbur kot për çun, je si burre, cunat nuk qajnë,behu trim se je qullash etj etj etj.
Secili nga ne, duhet të shohë brenda vetes.

Ju, ne të gjithë, unë bashkë me ju, a kemi gjykuar ndonjeherë?

A ju kanë gjykuar NDONJËHERE?

Ky pra quhet bullizim, i pamëshirshëm, që ka raste thyen nga brenda zemra, mendje, shpirtra që edhe nuk kanë fuqi te luftojnë edhe perfundojnë keq.

Ka nga ata, si ky njeri që po shkruan, që eshte ndjere e bullizuar e koha, eksperiencat ,jeta e ka bërë të fortë e ja ka plas ballit kujtdo që ka guxuar ta bëjë.. E pikerisht këtë po u mësoj fëmijëve te mij, që sigurisht jetojnë mes femijëve që mesojnë që në vegjëli të vënë në lojë,të tallen më të tjerë.

A thua kjo vjen nga brenda shtëpisë? A thua dēgjojnë mamin,babin a kedo që e rrethon duke përdorur epitete për të tjeret?

Kam frike se po.

Njërëzit e realizuar, sigurisht nuk shajnë, nuk tallin askënd.

Perkundrazi, pranojnë këdo ashtu siç është.

Çfare dëmi psikologjik mund ti shkaktohet atij që e vênë në lojë? Që i vënë në dukje diçka që mbase për tê s’përbën asnjë problem.

Le ta fillojme luftën kundër bullizuesve,brënda nesh.

Sa nga ju , sa nga ne tallemi me të tjerë?

Sa nga ju, sa nga ne nuk do të donim kurrë të na tallnin, të na shanin femijët?

Nëse të dhemb për fëmijen tënd, atehere le ti mësojmë femijet tane të mos e bejnë me shoket e shoqet.

POSHTË BULLIZUESIT, TË ÇDO LLOJ MOSHE!”. /Telegrafi/

Erjona Rusi dhe Albi Nako (Foto: YouTube)

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në

Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në "The Masked Singer"

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori