LAJMI I FUNDIT:

Eco Guerilla: Lajmi për filtrat e Jugohromit, është manipulim i radhës me opinionin

Eco Guerilla: Lajmi për filtrat e Jugohromit, është manipulim i radhës me opinionin

Lëvizja Eco Guerilla përmes një kumtese për Telegrafi Maqedoni, lajmin që qeveria do të ndajë 1.5 milionë euro për instalimin e filtrave të Jugohromit e vlerësojnë si manipulim të radhës me opinionin.

Ata dyshojnë për shkak se më herët thuhej që instalimi i sistemit filtrues kushton 12 milion euro dhe duhet kohë minimum 2 vjet për instalimin e tyre.


“Jugohromi ka qenë i mbyllur dhe jotransparent për mediat që të tregojë se çka është bë deri më sot. Është e paqartë se si u ul çmimi i filtrave nga 12 milion euro në 1,5-2 milion euro dhe vendosja do bëhet për 4-5 muaj për të prodhim me kapacitet prej 55%”, thonë nga Eco Guerilla.

Qeveria e Maqedonisë lëshon mjete për vendosjen e filtrave të Jugohromit
Lexo po ashtu Qeveria e Maqedonisë lëshon mjete për vendosjen e filtrave të Jugohromit

Ata thonë se Maqedonia e ka nënshkruar dhe ka detyrim ta respektojë Konventën e Arhusit për qasje në informacione, pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe qasje në drejtësi për pyetjet që lidhen me ambientin jetësor.

“Ne kërkojmë që i gjithë procesi në faza të mbikëqyret nga ekspertë të pavarur. Ne nuk u besojmë premtimeve të Jugohromit dhe të Qeverisë, pasi me vite na kanë mashtruar. Ne kërkojmë vetëm respektimin e Kushtetutës dhe rregullave ligjore. Ashtu siç dihet, në Maqedoni institucionet shpesh janë vënë mbi ligjin. Qeveria nuk duhet të shqetësohet nga mbikëqyrja e ekspertëve të pavarur, nëse sistemin e filtrave të cilin pretendon se do e instalojë Jugohromi, i përmbush standardet e kërkuara”, thonë nga Eco Guerilla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori