“Easy Jet Aerlines” fillon fluturimet nga Kosova

Ministria e Infrastrukturës (MI), ka njoftuar se “Easy Jet Aerlines”, do të fillojë fluturimet nga Kosova që nga e diela me çmime të lira.
“Më 24 mars 2014, kompanisë “Easy Jet Airlines”, i është mundësuar hyrja në tregun e Kosovës, me ç’rast do t’i shfrytëzoj të drejtat e trafikut. Kjo kompani ka orar të fluturimit nga data 27 e këtij muaji”, ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës, shkruan Telegrafi.
Operimi i klasa kompanie ka një rëndësi për tregun ajrorë të fluturime, për udhëtarët që vijë dhe shkojnë nga Kosova.
“Hyrja e një kompanie ajrore nga Anglia, në tregun kosovar, është e një rëndësie të posaçme. ‘Easy Jet Airlines’, operon me low cost dhe do të ndikoj në zhvillimin konkurrues të aviacionit civil”, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës. /Telegrafi/



































