LAJMI I FUNDIT:

E vlerësojnë si “të turpshme” paraqitjen e tij gjatë takimit me Putinin, Trump përqeshet pa mëshirë në mediat sociale (Foto)

E vlerësojnë si “të turpshme” paraqitjen e tij gjatë takimit me Putinin, Trump përqeshet pa mëshirë në mediat sociale (Foto)

Fotografitë ironizuese dhe tallëse kanë përmbytur mediat sociale pas performancës së vlerësuar nga disa si “të turpshme” të presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë takimit me homologun e tij rus, Vladimir Putin në Helsinki.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti amerikan u akuzua se ishte “në xhepin e Putinit”, pasi çifti u takua në një samit historik të mërkurën.

Siç thuhet më tej, gjatë një konference shtypi pas bisedimeve që zgjatën më shumë se dy orë, Trump tronditi shumë njerëz me një përgjigje ndaj një pyetjeje rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e SHBA.

Ai duket se i hodhi poshtë përfundimet e arritura nga agjencitë e inteligjencës amerikane, duke iu besuar fjalëve të Putinit se Rusia nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet që e panë atë të mposhtte Hillary Clintonin.

Kjo bëri që përdoruesit e mediave sociale të tallen me Trump – shumë prej të cilëve e portretizojnë atë si “një kukull” që trajtohet nga Putini. /Telegrafi/