LAJMI I FUNDIT:

E verdha e vezës mban ngjyrë të tillë për një arsye shumë interesante

E verdha e vezës mban ngjyrë të tillë për një arsye shumë interesante

Pjesë e kënaqësisë së të pasurit vezë për mëngjes është shumëllojshmëria e ngjyrave që i sjellin në pjatë.

Nuk ka gjë më interesante sesa thyerja e një veze vetëm për t’ia zbuluar pjesën e verdhë të vezës, e cila ngjason me lindjen e diellit. Kur e shihni një pamje të tillë, nuk mund të mos mendoni se ajo pjesë është e mbushur me të gjitha llojet e vitaminave dhe mineraleve.


Por, a e dini arsyen se përse ajo pjesë mban ngjyrë të verdhë spektakulare?

Faktikisht, të verdhët e vezës mban ngjyrë të tillë për shkak të asaj se çfarë hanë pulat – p.sh. karotenoide, i cili është pigment i verdhë natyral dhe që gjendet në fruta dhe perime si karotat dhe patatet e ëmbla.

Pulat ushqehen me bari dhe insekte të vogla, e që të dyja kanë sasi të lartë të karotenoideve.

Sidoqoftë, ka disa raste ku kjo ngjyrë edhe mund të shkaktohet në mënyrë artificiale përmes metodave të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor

Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor

Shëndetësi
Kalo në kategori