LAJMI I FUNDIT:

E veja e Kobe Bryant, Vanessa shkëlqen me dukjen e saj vezulluese teksa mbështet ish-bashkëlojtarin e bashkëshortit të ndjerë në ‘Hall of Fame’

E veja e Kobe Bryant, Vanessa shkëlqen me dukjen e saj vezulluese teksa mbështet ish-bashkëlojtarin e bashkëshortit të ndjerë në ‘Hall of Fame’

Vanessa Bryant shkëlqeu në fotografitë e reja në Instagram të shpërndara të shtunën teksa mbështeti ish-bashkëlojtarin e bashkëshortit të saj të ndjerë, Pau Gasol, në ceremoninë e ‘Hall of Fame’ të NBA 2023.

E veja e Kobe Bryant, 41 vjeç – e cila kohët e fundit dizajnoi atletet “Nike Potro 8” për nder të yllit të ndjerë të sportit – brohoriti për Gasol, mikun e ngushtë të Kobe dhe ish-shokun e skuadrës së L.A. Lakers, teksa ai u përfshi në ‘Hall of Fame’.


Filantropistja tregoi pamjen e saj në një sërë fotografish, të cilat përbëheshin nga një fustan me mëngë të gjata, që rridhte poshtë drejt tokës, shkruan DailyMail.

Fustani ishte bërë nga një pëlhurë ari vezulluese që vezullonte nën dritë.

Vanessa Bryant merr dëmshpërblim afro 28 milionë euro për keqpërdorimin e fotografive të aksidentit fatal të Kobe dhe Giannas
Lexo po ashtu Vanessa Bryant merr dëmshpërblim afro 28 milionë euro për keqpërdorimin e fotografive të aksidentit fatal të Kobe dhe Giannas

Ajo e aksesoi veshjen e saj tërheqëse me një sërë vathësh me shkëlqim floriri dhe byzylykë të trashë ari në kyçin e djathtë të saj.

Vanessa mbante flokët e saj të gjatë dhe të errët në valë të lirshme poshtë ndërsa zgjodhi një makijazh me plot glamur.

Një skuqje e ngrohtë dhe një kontur u shtua për të theksuar më mirë mollëzat e saj, ndërsa një nuancë nudo mat, ishte aplikuar në buzët e saj për një prekje përfundimtare.

Ajo vendosi të shtojë vetëm emoji në titrat e çdo postimi në Instagram, të tilla si një kurorë dhe një trofe.

Vanessa mori pjesë në ceremoninë e ‘Hall of Fame’ të NBA 2023, e cila u mbajt më 12 gusht, si mysafire e Gasol, 43 vjeç, i cili ishte ndër individët që u futën në ‘Hall of Fame’ të NBA.

Përveç Pau, të tillë si: Dwayne Wade, Dirk Nowitzki, Tony Parker, Gregg Popovich dhe Becky Hammon ishin në mesin e 12 personave që u pranuan të shtunën.

Paul dhe i ndjeri Kobe Bryant u bënë shokë skuadre dhe miq të ngushtë pasi i pari u transferua në shkurt të vitit 2008 nga The Memphis Grizzlies në ekipin e Bryant: Los Angeles Lakers.

Dyshja udhëhoqi Lakers në tri finale radhazi të NBA nga viti 2008 deri në vitin 2010, duke fituar dy prej tyre.

Kobe vdiq në janar të vitit 2020 në një përplasje helikopteri në Calabasas që shkaktoi vdekjen e nëntë personave në bord, përfshirë vajzën e tij dhe të Vanessa-s, Gianna 13-vjeçare.

Përveç të ndjerës Giannas, Kobe dhe Vanessa kanë edhe tri vajza të tjera: Natalia 20-vjeçare, Bianka gjashtë vjeçare dhe Capri katër vjeçare. Ky i fundit ka lindur shtatë muaj para vdekjes së parakohshme të Kobe dhe Giannas. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina
Kalo në kategori