LAJMI I FUNDIT:

“E tradhtoi djathi”, një fotografi e postuar mjaftoi që policia britanike ta lokalizojë dhe kap kriminelin e shumëkërkuar

“E tradhtoi djathi”, një fotografi e postuar mjaftoi që policia britanike ta lokalizojë dhe kap kriminelin e shumëkërkuar

Dashuria e madhe për djathin një narko-dileri i ka kushtuar me liri. Policia britanike ka identifikuar narko-dilerin Carl Stewart, 39-vjeç, duke u bazuar në fotografinë që e postoi në kanalin e koduar për komunikim EncroChat.

Siç raporton The Guardian, Stewart në fotografi ka pozuar duke mbajtur në dorë një lloj djathi që është shumë i njohur në Britani. Policia përmes kësaj fotografie, arriti të identifikojë gjurmët e gishtërinjve, transmeton Telegrafi.


Ai është dënuar me 13 vite burgim gjatë të premtes së kaluar, pasi ka pranuar se ishte përfshirë në një organizatë kriminale që është marrë me shitblerjen e kokainës, heroinës, MDMA dhe mallrave të ndryshme të vjedhura.

Llojet e rralla të drogave i ka shituar duke përdorur rrjetin EncroChat, në të cilën përdori nofkën Tofeeforce, duke aluduar në tifozët e klubit futbollistik Everton.

Agjencia kombëtare britanike për hulumtimin e krimeve, ka theksuar se EncroChat përdoret ekskluzivisht nga grupet kriminale për të shitur armë, drogë e shpëlarë para. Nuk dihet nëse Stewart kishte vendosur që rrjetin ta përdor për biznes apo promovimin e djathit që i kushtoi shtrenjtë.

Ndryshe, ai nuk është krimineli i vetëm që është identifikuar përmes fotografive. Steven Taylor më 2010 u dënua me 10 vite burgim, pasi që postoi një fotografi ku në duar kishte vendosur orë të shtrenjta të vjedhura.

Ekipet e forenzikës kishin rritur fotografinë, e ekspertët për daktiloskopi kanë arritur që t’i marrin gjurmët e gishtërinjve. Edhe në vitin 2018 një ngjarje e ngjashme kishte ndodhur në Wales, pasi bazuar në fotografitë e burrit që mban pilula të drogave, është kapur dhe dënuar me 11 vite burgim – për shitje të lëndëve narkotike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Kalo në kategori