LAJMI I FUNDIT:

E tmerrshme ku i ruajnë pijet e tyre, shitësit e “koktejeve” në plazhe – pamje që vijnë nga Spanja (Video)

E tmerrshme ku i ruajnë pijet e tyre, shitësit e “koktejeve” në plazhe – pamje që vijnë nga Spanja (Video)

Policia në Spanjë ka zbuluar se si shitësit që shesin “kokteje” për pushuesit në plazh janë duke i ruajtur produktet e tyre poshtë një “kanali” të ndyrë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, për këto pije, shitësit ua kanë marrë pushuesve në plazhe, në vendpushime si Barcelona dhe Benidorm, nga hiq më pak se 5 euro.


Por pamjet tronditëse kanë treguar se si shishet, akulli dhe gotat ruhen nën mbulesat e kapanxhave në kushte të neveritshme.

Dhe tani pushuesit po njoftohen që të mos blejnë pije nga ata, por nga baret aty pranë, në mënyrë që të mos rrezikojnë të sëmuren.

Mendohet se shitësit i shesin pije të tilla si Pina Coladas dhe Mojitos duke u thënë atyre se ata janë nga baret afër. /Telegrafi/