LAJMI I FUNDIT:

E tmerrshme: Dyvjeçari nga Indonezia tymos 40 cigare në ditë, ato ia blejnë prindërit (Foto/Video)

E tmerrshme: Dyvjeçari nga Indonezia tymos 40 cigare në ditë, ato ia blejnë prindërit (Foto/Video)

Një dyvjeçar nga Indonezia është bërë i varur nga cigarja, pasi prindërit e tij kanë pranuar se brenda një dite ai i tymos hiq më pak se 40 cigare.

Rapi Ananda Pamungkas nga qytetit Sukabumi në Indonezi kishte filluar të pi derisa i gjente disa cigare nëpër rrugët e lagjes, transmeton Telegrafi.


Por, nuk iu deshën shumë ditë të kalojnë që ai të bëhet i varur dhe të konsumon në masë të madhe cigare.

Vogëlushi Rap është filmuar duke qëndruar i ulur në një motoçikletë i veshur me një bluzë me karakterin e filmit fantastiko-shkencor “Spider-Man”, dhe me krenari duke tymuar cigaren para kalimtarëve.

Por, ajo çfarë është më e tmerrshme në mesin e turmës që e vëzhgonin me vëmendje ishte edhe nëna e tij, përveç se e inkurajonte qeshte me veprimin e tij.

Nëna e tij, Maryati, 35-vjeçe, madje ka pranuar se i blenë nga dy pako cigare në ditë, përndryshe i biri i tij nëse e kupton se nuk ka cigare në shtëpi fillon të bërtet. /Telegrafi/