LAJMI I FUNDIT:

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Rishi Sunak ka dhënë një paralajmërim të frikshëm duke thënë se Vladimir Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë nëse despoti mund të mposht Ukrainën në luftë.

Dhe ndërsa Perëndimi po shkon drejt një përballjeje bërthamore, shkruan The Sun, varka me armë, raketa vdekjeprurëse dhe automjete të blinduara do të dërgohen për të zmbrapsur Vladin – përmes këstit më të madh të ndihmës ushtarake të Britanisë për Ukrainën, përcjell Telegrafi.


Kryeministri do të shpallë sot paketën prej 500 milionë funtesh për përpjekjet luftarake të presidentit Volodymyr Zelensky.

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën
Lexo po ashtu Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Financimi i menjëhershëm është të mbështesë “aftësitë me prioritet më të lartë”, ka thënë një zëdhënës i Downing Street.

Duke përfshirë municione të tjera, mbrojtjen ajrore dhe dronët, rritja e parave do ta çojë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kievin në 3 miliardë funte këtë vit financiar.

Sunak thuhet se më pas do të shkojë në Poloni dhe Gjermani për bisedime urgjente për sigurinë, ku do të paralajmërojë se Rusia do të pushtojë NATO-n nëse nuk ndalet.

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së
Lexo po ashtu Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Kryeministri britanik gjithashtu planifikon të diskutojë luftën në Ukrainë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai më vonë do të takohet me kryeministrin polak Donald Tusk në Varshavë.

Përpara udhëtimit të tij dy-ditor, Rishi Sunak tha mbrëmë: “Mbrojtja e Ukrainës kundër ambicieve brutale të Rusisë është jetike për sigurinë tonë dhe për të gjithë Evropën”.

“Nëse Putini lejohet të ketë sukses në këtë luftë agresioni, ai nuk do të ndalet në kufirin polak”.

Zoti Sunak ka qenë nën presion për të rritur në mënyrë dramatike buxhetin e mbrojtjes së Britanisë në 2.5 për qind të PBB-së.

"Putini është i paparashikueshëm,..." - paralajmërimi i frikshëm nga e veja e Navalnyt
Lexo po ashtu "Putini është i paparashikueshëm,..." - paralajmërimi i frikshëm nga e veja e Navalnyt

Dhe ndërkohë është raportuar se Britania e Madhe do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të të ardhurave kombëtare deri në vitin 2030.

Ky lajm, siç raportojnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, pritet të bëhet i ditur nga kryeministri në atë që po vlerësohet si një forcim i politikës ushtarake në një kohë kërcënimesh në rritje.

Rritja e pritshme është më pak ambicioze sesa disa thonë se është e nevojshme – por do të thotë dhjetëra miliarda funte shtesë për forcat e armatosura gjatë gjashtë viteve të ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori