LAJMI I FUNDIT:

E thonë studiuesit: Kulla e Pizës ka humbur 4 centimetra të anësisë së saj

E thonë studiuesit: Kulla e Pizës ka humbur 4 centimetra të anësisë së saj

Kulla legjendare e Pizës është e qëndrueshme dhe ka humbur ngadalë një pjesë të vogël të anësisë së saj.

Kështu së paku, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është thënë nga një grup studiuesish që monitorojnë monumentin e famshëm.


Sipas tyre, Kulla e Pizës është “drejtuar” për rreth 4 centimetra në 20 vitet e fundit dhe qëndrueshmëria e saj është më e mirë.

Grupi i mbikëqyrjes ka monitoruar monumentin për 17 vitet e fundit.

Nga Kulla Eifel tek Piramida e Gizës në Egjipt: Sa do të kushtonin nëse do i ndërtonim sot këto monumente? (Foto)
Lexo po ashtu Nga Kulla Eifel tek Piramida e Gizës në Egjipt: Sa do të kushtonin nëse do i ndërtonim sot këto monumente? (Foto)

Nunziante Squeglia, një profesor i gjeoteknikës në Universitetin e Pizës, që bashkëpunon me grupin e monitorimit, tha se anësia është zvogëluar falë punës së stabilizimit, së bashku me “luhatjet që tani ndryshojnë mesatarisht me 1/2 milimetër në vit, edhe pse ajo që ka rëndësi më së shumti është stabiliteti i ziles së kullës, që është më mirë se sa pritej”.

Aktivitetet e grupit, të cilat financohen nga operacionet jofitimprurëse Opera della Primaziale Pisana, përfshijnë monitorimin e kullës dhe përmirësimin e cilësisë së masave të ruajtjes, si dhe promovimin e kërkimeve në monument. /Telegrafi/