E selektuan për kontroll, Dogana i gjen produkte dentare të padeklaruara dhe pa licencë për import

Dogana e Kosovës e ka bërë të ditur se në Aeroportin e Prishtinës, një udhëtar i selektuar për kontroll pas kalimit në kanalin e gjelbër iu nënshtrua verifikimit të detajuar nga zyrtarët doganorë të aeroportit në bashkëpunim me Njësinë Antikontrabandë.
Gjatë kontrollit të valixhes u gjetën produkte dentare të pa deklaruara dhe pa licencë për import.
“Sipas Kodit Doganor Nr. 08/L‑247, importi i mallrave pa dokumentacionin dhe licencimin e nevojshëm përbën kundërvajtje dhe mund të pasohet me masa administrative, përfshirë konfiskimin e mallrave dhe gjoba, si dhe procedura të mëtejshme ligjore sipas përcaktimeve në fuqi”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
37 minutes ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































