LAJMI I FUNDIT:

E riktheu Trepçën ’89 në Superligë, Shpëtim Idrizi flet për sezonin fantastik të ‘Minatorëve’ si dhe objektivat për sezonin e ri: Kurrë më në Ligën e Parë, synojmë daljen në Evropë

E riktheu Trepçën ’89 në Superligë, Shpëtim Idrizi flet për sezonin fantastik të ‘Minatorëve’ si dhe objektivat për sezonin e ri: Kurrë më në Ligën e Parë, synojmë daljen në Evropë

Trepça ’89 ka arritur të rikthehet në elitën e futbollit kosovar vetëm pas një viti të kaluar në Viva Fresh Ligën e Parë.

‘Minatorët’ kanë bërë një sezon të jashtëzakonshëm, ku katër xhiro para përfundimit të kampionatit kanë siguruar matematikisht ngjitjen në elitë, me 14 fitore, tetë barazime e vetëm një disfatë.


Njëri nga më meritorët për suksesin e mitrovicasve është padyshim trajneri Shpëtim Idrizi, i cili kurrë nuk u largua nga kjo skuadër, njëherë si futbollist e tani si i pari i shtabit teknik.

Kapiteni legjendar i Trepçës ’89 ka bërë një punë fantastike me skuadrën e tij duke arritur me shumë lehtësi ta rikthejë në elitë, edhe pse në Grupin A të Ligës së Parë kishte skuadra të mëdha si Liria, Vëllaznimi, Besa, Trepça e të tjera.

Në një intervistë për Telegrafin, Idrizi shprehet shumë i lumtur me rikthimin në elitë, teksa thotë se u kthyen aty ku e kanë vendin.

“Normalisht jam shumë i lumtur që u rikthyem aty ku e kemi vendin. Ka qenë një vit i gjatë me shumë sfida, por që në fund ia dolëm”, tha fillimisht Idrizi.

Ai thotë se ka pasur rivalitet në Grupin A të Ligës së Parë, edhe pse përfunduan punën e rikthimit në Superligë katër xhiro para fundit të edicionit në këtë rang garash.

“Ka qenë një vit i mundimshëm, kemi pasur shumë sfida dhe nuk është aspak e lehtë të rikthehet në elitë, por që kemi bërë punë të madhe nga presidenti Beki, tek kryesia, drejtorët e i gjithë stafi teknik së bashku me futbollistët”.

Tutje Idrizi tha se kanë bërë një miks të mirë mes disa futbollistëve me përvojë dhe talenteve dhe kjo dha frytet e saj.

“Kemi pasur një skuadër shumë të mirë, edhe pse kryesisht është në moshë të re. Disa futbollistë kanë qenë me përvojë, por shumica janë të rinj dhe si grup i bashkuar kemi arritur objektivin që kishim për t’u rikthyer në elitën e futbollit kosovar”, vazhdoi tutje trajneri mitrovicas.

Idrizi tregon edhe rivalitetin që kishte me skuadrat në Ligën e Parë.

“Në pjesën e parë kishim rivalitet të madh me Vëllaznimin, A&N dhe Phoenixin, derisa në pjesën e dytë u inkuadrua edhe Liria në garë pasi bëri transferime të mëdha. Ka qenë një rivalitet i shëndoshë, por që fatmirësisht ia dolëm të kemi sukses dhe ta arrijmë objektivin tonë”, tha Idrizi.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe katër xhiro, derisa trajneri i ‘Minatorëve’ thotë se synon që të vazhdojë me ndeshje të mira, pasi nuk do të ketë humbje të tjera, përveç asaj që e pësuan në xhiron e 14-të në ‘Riza Lushta’ përballë Istogut.

“Synimi ynë është që të vazhdojmë me ndeshje të mira dhe mos të mposhtemi më. Duam që të rikthehemi në Superligë me vetëm një humbje që do të ishte rekord në futbollin kosovar”, u shpreh Idrizi.

Idrizi thotë se kanë marrë mësim nga gabimi që ranë një kategori më poshtë dhe se Trepça ’89 kurrë më nuk do të luaj në Ligën e Parë.

“Ajo që na ndodhi vitin e kaluar me rënien nga kategoria na ka bërë më të fortë dhe ka qenë një mësim i mirë për ne. Kemi mësuar nga ai gabim, Trepça ’89 e ka vendin në Superligë dhe kurrë më nuk do të luaj në Ligën e Parë”, u shpreh Idrizi.

Tani kur kanë siguruar rikthimin në elitën e futbollit kosovar, Idrizi thotë se pjesën kryesore të skuadrës e ka, por do t’i duhen edhe tri ose katër përforcime për tu kompletuar ekipi.

“Natyrisht që qysh tani bëjmë plane për të ardhmen. Unë jam shumë i kënaqur me skuadrën që kam në dispozicion, por për Superligë do të synojmë t’i marrim tre ose katër futbollistë për të qenë të kompletuar”, tha Idrizi.

Krejt në fund Shpëtim Idrizi foli edhe për objektivat që kanë në Superligë, ky thotë se 89-shi synon daljen në garat evropiane.

“Ne kemi siguruar rikthimin në Superligë dhe nuk do të jemi aty vetëm si emër. Objektivi ynë është që të shfaqim ndeshje të mira dhe synojmë daljen në Evropë”, përfundoi Shpëtim Idrizi.

40-vjeçari Shpëtim Idrizi gjithë karrierën ia ka kushtuar Trepçës ’89 duke luajtur vetëm për ta për 20 vite, derisa nga viti 2019 ka marrë drejtimin e ‘Minatorëve’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori