E quajtën ‘balenë” për shkak të peshës, përgjigje epike nga Mariah Carey

Performanca e Mariah Carey në Las Vegas nuk ka kaluar pa u vënë re. Këngëtarja pushtoi skenën e Ceasar’s Palace, por popstari përfundoi në vëzhgimin e rrjeteve sociale, më shumë se për zërin, për trupin e saj.
Edhe pse kishte disa kile më shumë ajo nuk nguroi të vishte trupore të mbuluar me kristale, dhe kjo ishte dhe përgjigja më e mirë që mund të jepte për kritikët e saj.
Pavarësisht guximit të saj të admirueshëm kur në botën e showbiz dihet se pamja e jashtme ka shumë rëndësi, Mariah është kritikuar në rrjetet sociale.
Madje, ka nga ata që e quajnë edhe si një balenë, apo të tipit “Jo, kjo nuk mund të jetë Mariah Carey”. /TCH/Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































