LAJMI I FUNDIT:

E qëlloi gruan me 14 plumba, ngritet aktakuzë kundër bashkëshortit

E qëlloi gruan me 14 plumba, ngritet aktakuzë kundër bashkëshortit
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.V., i cili gjendet në paraburgim nga 6 gushti 2019, nën dyshimin se ka kryer veprat penale vrasja e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve sipas Kodit Penal të Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, më datë 6.08.2019, rreth orës 23:18, në lagjen “Jeta Re” në rrugën ”Qenë Qenaj” në Prizren, i pandehuri B.V., me dashje privon nga jeta bashkëshorten e tij A.V., ku pas një mosmarrëveshje, në momentin kur ajo largohet nga shtëpia, i pandehuri merr pistoletën e tipit “Pietro Beretta Gardone” e kalibrit 9 x 19 mm, del nga shtëpia dhe shtie 15 herë në drejtim të A.V., me ç’rast të njëjtën e godet 14 herë në trup.


A.V. vdes nga plagët e marra në vendin e ngjarjes, ndërsa i pandehuri B.V., viktimën e mbulon me një fustan të saj dhe e pret ardhjen e policisë.

Prokurori i çështjes ka propozuar që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.