LAJMI I FUNDIT:

E përfshirë në video skandalin me Gjicin, Alma Kaçi debaton me gazetarët pas daljes nga SPAK: Jeni bërë si lypsa

E përfshirë në video skandalin me Gjicin, Alma Kaçi debaton me gazetarët pas daljes nga SPAK: Jeni bërë si lypsa

Është shtyrë seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për Alma Kaçin, gruan e përfshirë në video skandalin me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici.

Kaçi i është drejtuar gjykatës për vendosjen e një mase më të butë se ajo e “Arrestit me shtëpi”.


Në momentin që doli nga Prokuroria e Posaçme SPAK, Alma Kaçi ka pasur edhe një moment debati me gazetarët, që e pyetën, çfarë lypët te zyra e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit.

Zbardhet dëshmia e Alma Kaçit: Gjici në takimin e parë më ngacmoi seksualisht, në të dytin e filmova
Lexo po ashtu Zbardhet dëshmia e Alma Kaçit: Gjici në takimin e parë më ngacmoi seksualisht, në të dytin e filmova

“Jeni bërë si ato lypësit te semafori. Edhe ju lypni informacione te SPAK-u. Mirë kjo, por edhe i keqinterpretoni”, u tha Alma gazetarëve.

Kur u pyet se çfarë lypi te Safet Gjici, ajo u përgjigj: “Atë që lypni ju përditë…”.

Ndërsa avokatja e saj deklaroi se ka kërkuar ndryshim mase nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitjeje.

“Deri tani janë të njëjtat të dhëna që janë prezantuar në organin e akuzës. Të shohim në të ardhmen, mund të dalin të dhëna të reja që janë në efekt të hetimit”, theksoi avokatja e Alma Kaçit.

“Nuk ka element të veprës penale të korrupsionit aktiv. Ne duhet të respektojmë fazën e hetimeve dhe tani nuk mund të shprehem”, shtoi avokatja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori