LAJMI I FUNDIT:

Zbardhet dëshmia e Alma Kaçit: Gjici në takimin e parë më ngacmoi seksualisht, në të dytin e filmova

Zbardhet dëshmia e Alma Kaçit: Gjici në takimin e parë më ngacmoi seksualisht, në të dytin e filmova

Alma Kaçi ka dalë para gjyqtarëve në Gjykatën e Posaçme GJKKO ku ka konfirmuar se ka qenë ajo që ka filmuar të gjithë aktin me Safet Gjicin në zyrën e tij.

Ajo ka rrëfyer se ka pasur një projekt konkret për kujdesin ndaj qenve të rrugës, por kur ka shkuar për t’ia propozuar në zyrë Gjicit, ai e ka ngacmuar seksualisht. Për rrjedhojë, kur ka zhvilluar takimin e dytë, Alma Kaçi rrëfen se ka vendosur që të filmojë gjithçka.


“Unë kisha një projekt për kujdesin ndaj qenve të rrugës. Për këtë kam folur edhe me Gjicin. Kur shkova herën e parë, ai më ngacmoi seksualisht. Në takim e dytë marrëdhënien e kam kryer me dëshirë, por vendosa ta filmoj”, ka thënë Alma Kaçi.

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj saj, e ndërsa ish kryebashkiaku Safet Gjici u la në burg. /Telegrafi/