LAJMI I FUNDIT:

I përdorni çdo ditë, por mund të mos e dini se janë shpëtimtarë për punët e vështira të shtëpisë

I përdorni çdo ditë, por mund të mos e dini se janë shpëtimtarë për punët e vështira të shtëpisë
(Foto: The Kitchn)

Ato kanë aplikimin e tyre bazë, por në shtëpi mund t’i përdorni për gjëra të ndryshme praktike. Janë krijuar për të luftuar ujin e fortë, njollat dhe yndyrat nga ushqimi, por a e dini se çfarë mund të pastroni vetëm me një tabletë për enëlarëse? Nëse nuk e dini – është koha për ta zbuluar.

Furra

Është gjithmonë e vështirë t’i pastroni mbetjet e ushqimit, veçanërisht nëse janë pjesa e brendshme e furrës suaj. Përdorni një tabletë të enëlarëses të zhytur në ujë të ngrohtë për të pastruar me lehtësi xhamin dhe derën e furrës dhe për t’i rikthyer shkëlqimin e dikurshëm – shkruan The Kitchn.


Mos i lani në makinë larëse enësh: Një eksperte zbuloi mënyrën më të mirë për të pastruar enët e pjekjes
Lexo po ashtu Mos i lani në makinë larëse enësh: Një eksperte zbuloi mënyrën më të mirë për të pastruar enët e pjekjes

Tenxheret dhe enët

Në të njëjtën mënyrë që funksionon në derën tuaj të furrës, tableta e enëlarëses pastron me lehtësi tiganët dhe enët tjera të djegura.

Njollat e kafesë dhe çajit

Nëse kafeja mund të përdoret për ngjyrosjen e tekstileve, besoni se do të bëjë të njëjtën gjë me shumë filxhanë nëse nuk i lani menjëherë. Njollat mund të jenë të vështira për t’u hequr dhe mund të duken sikur po qëndrojnë, por gjithçka që ju nevojitet është ujë i ngrohtë (mbushni tasin 3/4 plot) dhe një tabletë enëlarëse. Pas një ore duhet të jeni në gjendje të lani çdo njollë me ujë të nxehtë. Provoni edhe këtë truk praktik me vazo lulesh, dekantues dhe shishe.

Koshi plehrave

Koshat e plehrave janë të neveritshëm për ne, por nuk duhet të jenë. Nëse i fshini menjëherë mbetjet e ushqimit që derdhen mbi kapak ose gjejnë rrugën deri në fund, do ta mbani koshin relativisht të pastër, por është mirë ta pastroni thellë të paktën dy herë në vit. Por, cila është mënyra më e lehtë për ta bërë atë? Mbushni kovën me sa më shumë ujë të nxehtë dhe futni brenda një tabletë për larjen e enëve. Prisni që të shpërndahet, më pas lëreni të qëndrojë për një orë përpara se ta shpërlani me ujë të nxehtë.

Asnjëherë mos i vendosni këto katër gjëra në pjatalarëse
Lexo po ashtu Asnjëherë mos i vendosni këto katër gjëra në pjatalarëse

Lavamani

Është e mahnitshme se sa shpejt mund të fillojë të duket i ndotur fundi i lavamanit tuaj. Gërvishtjet nga tenxheret dhe tiganët dhe zbardhja e ngjyrës nga lëngjet e errëta, mund ta bëjnë edhe lavamanin e pastër të duket i ndotur. Thjesht hidhni pak ujë të ngrohtë në lavaman dhe fërkojeni tabletën e enëlarëses në lavaman. Pas kësaj, do të duket me shkëlqim dhe i ri, dhe thjesht shpërlajeni me ujë të ngrohtë.

Tualeti

Kur është koha për t’u marrë me banjën, filloni duke hedhur një tabletë pjatalarëse në tasin e tualetit. Më pas pastroni lavamanin, dyshemenë dhe dushin, duke e lënë tualetin të fundit. Në këtë mënyrë, tableta do të ketë kohë për t’u tretur pak dhe pastrimi i tualetit do të jetë më i lehtë se kurrë. Ju gjithashtu mund të përdorni tableta për t’i pastruar njollat e mbetura nga uji i fortë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Mbjellja e barit në vjeshtë: Mbillni në oborrin tuaj në kohën e duhur

Mbjellja e barit në vjeshtë: Mbillni në oborrin tuaj në kohën e duhur

Kopshtaria
Kalo në kategori