LAJMI I FUNDIT:

Mos i lani në makinë larëse enësh: Një eksperte zbuloi mënyrën më të mirë për të pastruar enët e pjekjes

Mos i lani në makinë larëse enësh: Një eksperte zbuloi mënyrën më të mirë për të pastruar enët e pjekjes

Për shkak të nxehtësisë së lartë, përmbajtjes minerale të ujit dhe kimikateve që gjenden në tabletat e enëlarëses, ena e pjekjes mund të zbardhet

Enët për pjekje janë një nga artikujt më të përdorur në çdo kuzhinë dhe shpesh është e lehtë të shihet konsumimi pas një kohe të shkurtër.

Vaji, ushqimi dhe yndyrat mund të ngjiten në metal, duke lënë njolla të errëta dhe mbetje të karbonizuara që mbulojnë metalin dikur ishin me shkëlqim.

Përdorimi i një makinë larëse enësh për të hequr njollat mund të jetë i dëmshëm dhe shpesh i paefektshëm, pra mund të përkeqësojë pamjen e enës, transmeton Telegrafi.

Ekspertja e pastrimit Martha Stewart pretendon se shkaktohet nga një kombinim i nxehtësisë së lartë, përmbajtjes minerale të ujit dhe kimikateve që gjenden në tabletat e pjatalarëse. Me kalimin e kohës, enët metalike, veçanërisht ato prej alumini, do të duken të nxira dhe me njolla.

Stewart shpjegoi se nëse tavat e pjekjes nuk pastrohen plotësisht pas përdorimit, vaji dhe ushqimi i mbetur do të digjen më tej në tavë herën tjetër që do të vendosen në një furrë të nxehtë.

Vetëm sapuni dhe uji nuk do të mjaftojnë për të pastruar njollat e forta, kështu që ekspertja rekomandon një kombinim të sodës së bukës dhe peroksidit të hidrogjenit për të pastruar papastërtitë dhe blozën. Përzieni një lugë gjelle sodë buke me dy lugë peroksid hidrogjeni dhe shpërndajeni mbi enën e pjekjes. Lëreni të qëndrojë për dy orë dhe fshijeni me një sfungjer të lagur.

Ju gjithashtu mund të përdorni uthull të bardhë të thjeshtë në vend të peroksidit të hidrogjenit, megjithëse do t’ju duhet të ndryshoni sasinë. Përzieni gjysmë filxhani sodë buke me pjesë të barabarta uthull dhe hidheni në një enë, më pas shtoni ujë të nxehtë. Lëreni të njomet për 40 minuta përpara se ta pastroni. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Katër shenjat më mistike të zodiakut

Katër shenjat më mistike të zodiakut

Astrologji
Kalo në kategori