LAJMI I FUNDIT:

E pabesueshme: Koreja e Veriut lufton në Siri

E pabesueshme: Koreja e Veriut lufton në Siri

Duket e pabesueshme, por në Siri luftojnë edhe ushtarë të Koresë së Veriut. Ata luftojnë përkrah ushtrisë siriane.

Lajmin e bën të ditur kreu i delegacionit të opozitës siriane (HNC), Asaad Al-Zoubi për agjencinë e lajmeve ruse TASS, duke theksuar se dy njësi ushtarake koreano veriore janë duke luftuar në vend.


Ai tha se këto dy njësi të “rrezikshme”, quhen Chalma-1 dhe Chalma-2. Informacione të tilla janë dërguar në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, ku edhe po zhvillohen bisedimet për paqen, transmeton oranews.

Aktualisht, në Siri është në fuqi një marrëveshje armëpushimi që ka ndalur luftimet në vend, duke bërë të mundur hyrjen e ndihmave humanitare.