LAJMI I FUNDIT:

“E pabesueshme” – Henry me fjalë të mëdha për Mbappen pasi shënoi golin e 300-të në karrierë

“E pabesueshme” – Henry me fjalë të mëdha për Mbappen pasi shënoi golin e 300-të në karrierë

Legjenda e Francës, Theirry Henry, ka mbështetur Kylian Mbappen dhe ka kërkuar nga ai që të vazhdojë të arrijë majat e futbollit, pasi shënoi golin e tij të 300-të në karrierë.

Mbappe shënoi një het-trik kundër Gjibraltarit teksa “Les Bleus” mposhtën kundërshtarët e tyre me rezultat të thellë 14-0, që ishte njëherësh fitorja më e madhe në histori të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Evropian.


Goli i tij i tretë u shënua në mënyrë speciale pasi e zuri portierin rreth 40 metra larg vijës së portës duke çuar në 300 numrin e golave të shënuar në karrierë.

Kylian Mbappe arrin 300 gola në karrierë më shpejt se Messi dhe Ronaldo
Lexo po ashtu Kylian Mbappe arrin 300 gola në karrierë më shpejt se Messi dhe Ronaldo

Mbappe është duke u afruar me shpejtësi në krye të listës së golashënuesve më të mirë në histori të Francës.

Ylli i PSG-së tani ka kapur shifrën e 46 golave të shënuar për shtetin e tij, duke u radhitur i treti në listën e top golashënuesve. Vetëm Henry (51) dhe Olivier Giroud (56) janë para tij.

Teksa Mbappe po i afrohet rekordit të tij, Henry ka thënë pas ndeshjes se ai ka aftësinë për të vazhduar të shënojë gola.

“Mbappe te Real Madridi nuk ka kuptim”, gazetari spanjoll këshillon Los Blancos
Lexo po ashtu “Mbappe te Real Madridi nuk ka kuptim”, gazetari spanjoll këshillon Los Blancos

“Çfarë po bënë ai është e pabesueshme. Problemi është se kur je kaq i mirë njerëzit e shohin vetëm kur gabon ose kur nuk je në ditën tënde më të mirë. Ne kemi pritshmëri të mëdha nga ai, por ai nuk duhej të ishte kaq i mirë. Shakatë anash, jam i lumtur që ai është francez. Sa larg mund të shkojë ai? 1000. Unë po e teproj, por sinqerisht, është Kylian ai që vendosë”.

Mbappe tani do të rikthehet në aksion për PSG-në teksa ata do të përballen me Monacon këtë të premte. Një fitore për skuadrën e Luis Enriques do të thoshte se ata do të ishin katër pikë larg vendit të dytë./Telegrafi/