LAJMI I FUNDIT:

“E pa talentuar” – vijon konflikti në mes të Egla Cenos dhe Ilnisa Agollit

“E pa talentuar” – vijon konflikti në mes të Egla Cenos dhe Ilnisa Agollit

Egla Ceno dhe Ilnisa Agolli kanë pasur një përplasje ndërmjet vete e kjo duket se ndodhi pasi që kjo e fundit u zgjodh e preferuara e publikut.

Në spektaklin e natës së sotme (e martë) u publikua një klip i tyre, ku zbulon gjithçka.


Debati i tyre nisi që në kuzhinë e duket se aktores i mbeti hatri pasi i kishte thënë ‘e pa talentuar’.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kam idenë që në këtë shtëpi është abuzuar shumë për gjendjet e mia, që i quajnë sëmundje psiqike mendore ose nuk kanë pirë ilaqe. Ju lutem të mos merren me këtë kaq”, u shpreh Ceno.

“Në radio u dha lajmi për vdekjen e nënës" - Bardhi rrëfen momente të trishta nga lufta
Lexo po ashtu “Në radio u dha lajmi për vdekjen e nënës" - Bardhi rrëfen momente të trishta nga lufta

Ajo tutje vazhdoi: “Ilnisa më tha që jam e patalentuar, më vjen keq që nuk ka parë një shfaqje time. Një njeri që ul një tjetër për të ngritur veten, nuk kam ç’të them”.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë Ilnisën nuk e njihja para se të hyja në Big Brother, por nuk e kisha takuar ndonjëherë. Ka një lloj dëshire për të vendosur veten, do që të marrë sa më shumë territor”, tha mes tjerash Egla.

Mendime në lidhje me këtë dhanë edhe opinionistët e këtij reality shou.

Veç kësaj, Ilnisa nuk reagoi në ndonjë mënyrë dhe nuk iu kundërpërgjigj artistes shqiptare. /Telegrafi/