LAJMI I FUNDIT:

E ngatërron me të arratisurin që kërkohej nga autoritetet e sigurisë, polici i Teksasit tenton ta arrestojë një burrë para gruas e fëmijëve (Video)

E ngatërron me të arratisurin që kërkohej nga autoritetet e sigurisë, polici i Teksasit tenton ta arrestojë një burrë para gruas e fëmijëve (Video)

Një afro-amerikan është duke kërkuar që një zyrtar policor (i bardhë) në Teksas të shkarkohet, pasi ishte sjellë keq me të dhe kishte nuanca të racizmit kjo për faktin se e kishte ngatërruar me një të arratisur që po kërkohej nga autoritetet e sigurisë në Louisiana.

Clarence Evans, 39-vjeç, thotë se e gjithë ngjarja ndodhi më 8 maj në oborrin e shtëpisë së tij në prezencë të gruas dhe djalit 6-vjeç e vajzës 1-vjeçare.


Gruaja e Evan, Kenya, kishte filmuar konfrontimin me telefon, kurse Evans e ka postuar në profilin e tij në Facebook dhe deri më tani është shikuar nga më shumë se 21 mijë persona.

“Ky zyrtar policor duket të shkarkohet. Nuk e di se si vazhdon të jetë polic”, ka deklaruar Evans për ABC News.

E zyrtarët policor të stacionit Precinct 4, qëndrojnë prapa veprimeve të zyrtarit policor dhe akuzojnë Evans për “ekzagjerim” të situatës, kjo për faktin se kishte refuzuar t’ia tregoj zyrtarit policor letërnjoftimin.

Evans pretendon se po qëndronte në oborrin e shtëpisë duke luajtur me fëmijët, kur zyrtari policor emri i të cilit nuk është zbuluar, ndalë veturën para shtëpisë së tij dhe fillimisht e pyet diçka për qenin.

“Në ato momente qeni im ishte brenda në shtëpi, por mendoja se ai thjesht dëshironte të më pyeste diçka për qenin. Por, kur më tha se qeni im është i vjedhur, unë ia ktheva duke këmbëngulur se nuk ka gjasa të ndodhë”, ka deklaruar Evans.

Aty eskaloi situata, e sipas Evans, polici vazhdimisht e pyeste se si e ka emrin dhe në një moment ia kapi dorën.

“Ai më kapi dhe më tha, nuk ka nevojë të ma tregosh sepse tashmë e di… ka flet arrest të lëshuar për ty nga autoritetet e Louisiana”, ka shtuar Evans.

E për të mos parë atë çfarë po ndodhte, Evans i kishte kërkuar të birit dhe gruas që të futen brenda në shtëpi, por ajo e nxori telefonin dhe filloi të filmonte gjithçka.

Në videon e publikuar më poshtë zyrtari policor në një moment i drejtohet Evansit si Quentin. E aty reaguan ashpër gruaja dhe Evans që u munduan t’ia shpjegojnë se emri i tij nuk është Quentin dhe se kurrë nuk ka jetuar në Louisiana.

Por, këto pretendime nuk i besoi polici i cili vazhdoi ta mbajë për dore dhe të mundohet ta arrestojë. E sikur kjo të mos mjaftonte, aty u shfaq një polic tjetër i cili menjëherë ia dorëzoi kolegut të tij një telefon me fotografinë e të arratisurit që u dukej sikur Evans.

“A nuk po të duket se të ngjanë shumë?” e pyeti polici Evans-in.

Megjithatë, ai i tha se të përbashkët kanë vetëm stilin e flokëve dhe se ai ishte shumë më i vjetër se ai.

Por, ishte njëri nga policët që u pajtua me konstatimin e tij dhe kështu u zmbrapsën duke u kthyer tek veturat e tyre zyrtare.

Mark Herman, zyrtar i stacionit të policisë Precinct 4, ka lëshuar një komunikatë për media në të cilën shkruan se Evans nuk ka qenë bashkëpunues me zyrtarin policor, dhe i ka ekzagjeruar gjërat duke mos pranuar t’ia tregoj letërnjoftimin kur i është kërkuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Botë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Kalo në kategori