Një modele gjermane nuk u ftua nga mikesha në dasmën e saj, me arsyetimin se dukej “shumë bukur” ne fustanin që pikërisht ajo i kishte ndihmuar ta përzgjedhë.

Alena Yildiz, 21-vjeçe, ka ndarë në TikTok videon që u bë virale dhe nga publikimi mori mbi 10 milionë shikime, transmeton Telegrafi.

“Mikesha ime e ngushtë nuk më ftoi në dasmën e saj, sepse mendonte se dukesha shumë bukur në fustanin që ajo e zgjodhi për mua”, tha ajo në video.

@alenayildiz#fy #fyp #foryoupage #viral

♬ оригинальный звук – делирий.

Megjithatë ajo nuk e lejoi veten që të mos i bëjë disa fotografi, pikërisht me fustanin që u “bë mollë sherri” që ajo të mos ftohet në dasmë, nga frika se do të marrë më shumë vëmendje sesa nusja.

Reklama

Madje Yildiz që ka mbi 160 mijë ndjekës në Instagram, tha për Insider se ajo fillimisht ishte planifikuar të jetë shoqëruese e nuses së bashku me pesë mikesha tjera.

Reklama

Thotë se fustanin që e veshi ia kishte përzgjedhur mikesha, që në fund i tha se “je shumë e bukur” për të qenë në dasmën time. /Telegrafi/