LAJMI I FUNDIT:

E Majta: Një manipulues ka dorëzuar propozimin në gjykatë për t’u tërhequr nga zgjedhjet

E Majta: Një manipulues ka dorëzuar propozimin në gjykatë për t’u tërhequr nga zgjedhjet

Zharko Petreski nga Shkupi, i cili njihet si themelues i së Majtës, deri në Gjykatën Themelore Shkupi 2 ka dorëzuar propozim për sjellje të një mase të përkohshme për ndalimin e kësaj partie që të marr pjesë në zgjedhjet e parakohshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa Zdravko Saveski tha se Petreski nuk është themelues i partisë në fjalë, por manipulues. Ai bëri të ditur se po presin vendim të gjykatës, por se kjo nuk i ndalon të vazhdojnë aktivitetet parazgjedhore për zgjedhjet në dhjetor.


“Ne nuk presim që kjo do të thotë se do të na mohohet e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje. Është e qartë se regjimi po frikësohet nga e Majta, por ata nuk do të kenë sukses. Do të jetë e habitshme ajo që nesë në këtë mënyrë i ndalohet një partie të merr pjesë në zgjedhje. Kjo është njëra nga mënyrat tipike të regjimit për të bërë presione”, tha Saveski.

Saveski gjithashtu tha se ai ka marrë një njoftim nga gjykata se do të presin vendimin zyrtar, por kjo nuk do të thotë se ata do të ndalen me aktivitetet parazgjedhore dhe për përgatitje për zgjedhjet e parakohshme./Telegrafi/