LAJMI I FUNDIT:

E Majta: Jo, bazave të huaja ushtarake në Maqedoni

E Majta: Jo, bazave të huaja ushtarake në Maqedoni

Partia ”E Majta” e cila në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të del e vetme në garë, ka paralajmëruar 15 masa goditëse në programin e saj zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti paralajmëron zbatimin e një shume të garantuar të të ardhurave për çdo familje, kthimin e mundësisë që punëtori të pensionohet sipas stazhit të punës, ndalimin e privatizimit të mëtutjeshëmtë pronave publike, etj.


Partia paralajmëron edhe shfuqizimin e zyrave private të përmbarimit dhe vendosjen e gjykatësve përmbarues. Ndërkaq, në arsim, kjo parti paralajmëron arsim të integruar, pa ndarje etnike të shkollave, subvencione për arsim, si edhe sigurim shëndetësor cilësor.

Ndër pikat e programit të kësaj partie është edhe vendosja e një ndalese për hapjen e bazave ushtarake të huaja në vend./Telegrafi/