LAJMI I FUNDIT:

Më e larta në historinë e Japonisë: 53 miliardë dollarë u ndanë për ushtrinë

Më e larta në historinë e Japonisë: 53 miliardë dollarë u ndanë për ushtrinë

Në vitin fiskal 2021, pas rishikimit të fundit të buxhetit, Japonia ndau gjithsej rreth 53 miliardë dollarë për ushtrinë.

Kjo është më e larta në historinë e vendit dhe paraqet një rritje prej 15 për qind krahasuar me vitin e kaluar, shkruan japantimes.


Qeveria japoneze ka nisur dhe “shtyrë” në parlament së fundmi një ribalancim të buxhetit të shtetit për vitin fiskal 2021 (i cili përfundon në mars të vitit të ardhshëm kalendarik), i cili akordoi 774 miliardë jen shtesë për nevojat e ushtrisë.

Kështu, totali i burimeve financiare që shteti i Lindjes së Largët drejtoi për mbrojtjen këtë vit arriti në 6.1 miliardë jen ose rreth 53 miliardë dollarë.

Edhe pse 6.1 miliardë jen, ose 53 miliardë dollarë, shuma më e madhe që shkoi nga thesari i shtetit në valixhet e Forcave të Mbrojtjes Japoneze (SDF), një ushtri e fuqishme prej rreth 247 mijë profesionistësh me më shumë se 900 aeroplanë, 48 shkatërrues dhe 20 nëndetëse, kjo ndarje përfaqëson ende pak më shumë se një për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Kjo është shuma më e madhe që ka ndarë mënjanë perandoria ishullore për mbrojtjen, e cila është gjithashtu një reflektim i garës për armatim në Azinë Lindore, kur dihen edhe tensionet me Korenë Veriore, kriza e Tajvanit, si dhe disa mosmarrëveshje (të vogla) territoriale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori