Besiktasi ende po shpreson se Mario Gomez do të rikthehet te ata edhe për një sezon.

Por, tashmë për 31-vjeçarin kanë shprehur interesim skuadra të mëdha dhe kjo është konfirmuar nga zyrtari për media i klubit turk, Meti Albayrak.


“Ne jemi duke monitoruar situatën nga afër, por ne e dimë që ai është në biseda serioze me Barcelonën dhe Borussia Dortmundin”, ka thënë Gomez për Dogan News Agency.

Gomez shënoi 28 gola në 41 paraqitje në sezonin e kaluar për Besiktasin, ndërsa tani është rikthyer te Fiorentina. /Telegrafi/

telegrafi sport app