LAJMI I FUNDIT:

E kishte harruar çelësin në veturë – pronari në Kanada thyen xhamin me tullë

E kishte harruar çelësin në veturë – pronari në Kanada thyen xhamin me tullë

Njerëzit shpesh i harrojnë çelësat e tyre brenda veturave, dhe tentimi për nxjerrjen e tyre i ka çuar ata në shumë zgjidhje kreative.

Veturat moderne vijnë me mbështetje në distancë e cila mund t’i hapë ato nga larg.


Por një burrë nga Richmond i Kanadasë, me një Toyota më të vjetër, nuk e kishte atë opsion, kështu që ai e zgjodhi një tullë me të cilën e theu xhamin e përparmë.

Prej asaj që dëgjohet në video, ky burrë me sa duket nuk e flet gjuhën angleze si gjuhë të tij të parë.

Thënë kjo, me shumë gjasë ai nuk kuptonte plotësisht udhëzimet që i ofronin kalimtarët afër tij, raporton Car Scoops, përcjell Telegrafi.

Richmond! Driver, locked out of his car, decides to smash his windshield instead of calling a tow truck
by u/dave1970_ in vancouver

Pavarësisht kësaj, thyerja e xhamit të përparmë duket si diçka që shumica e njerëzve në botë do ta shmangnin me çdo kusht.

Që nga fillimi i videos 2 minutëshe e cila u shpërnda në Reddit, personi që po e xhironte skenën, mund të dëgjohet duke i sugjeruar burrit që kishte mbetur jashtë veturës që ta thërriste një rimorkiator.

Është e pasigurt nëse ai besonte apo jo se tërheqja e veturës ishte zgjidhja e mirë ose nëse priste që shoferi i rimorkiatorit të ofronte gjithashtu një zgjidhje të hapjes së veturës. Megjithatë, duket si këshilla më e mirë duke e parë se si vazhdon videoja. /Telegrafi/