LAJMI I FUNDIT:

A e keni ditur që është konstatuar shkencërisht që qentë janë detektorë natyralë të gënjeshtrave

A e keni ditur që është konstatuar shkencërisht që qentë janë detektorë natyralë të gënjeshtrave

Kanë zhvillim të lartë të shqisës së gjashtë, me të cilën mbrojnë pronarët e tyre

Studimet e ekipit të shkencëtarit japonez, Akiko Takaoka, nga Universiteti në Kyoto, kanë konstatuar që qentë kanë zhvillim të lartë të shqisës së gjashtë, me të cilën i mbrojnë pronarët e tyre nga rreziqet, transmeton Telegrafi.


Qentë shpejt mësojnë nga përvojat vetjake

Sipas eksperimenteve, lehtë mund të zbulojnë ligësinë njerëzore dhe të bëhen të pabesueshëm, nëse dikush dëshiron t’i mashtrojë. Gjithashtu, shpejt vlerësojnë se kush është i besueshëm.

Hulumtuesit qenve u kanë treguar me gisht enët me ushqim. Kafshët kanë ndjekur dorën dhe kanë gjetur enë të zbrazëta. Nuk ka pasur përpjekje tjetër për kërkim të ushqimit.

E treta, qentë nuk kanë reaguar, sepse e kanë mësuar të vërtetën nga përvoja e mëparshme dhe më nuk u kanë besuar eksperimenteve.

Shqisa e aromës zbulon më shumë seç mendojmë ne

Kanakarët tanë shtëpiakë e kanë të zhvilluar shumë më mirë shqisën e aromës sesa njerëzit. Në afatin prej disa sekondash, ata vërejnë ndryshimet dhe ndiejnë se çfarë qëllimi ka personi i caktuar, varësisht nga ajo se si sillet dhe çfarë arome transmeton.

Adrenalina i detyron njerëzit të djersiten më shumë se zakonisht. Qentë reagojnë ndaj rrezikut të tillë të madh apo energjisë negative, qoftë nëpërmjet agresionit apo frikës.

Qentë na ndihmojnë në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kontaktit të vërtetë

Hulumtimet e mëtejshme kanë konstatuar që qentë janë jashtëzakonisht besnikë ndaj pronarëve të tyre dhe po ashtu pranues të interaksioneve njerëzore dhe sociale.

Në eksperiment, pronarët e qenve kanë kërkuar një grup njerëzish për ndihmë. Disa kanë ndihmuar, disa jo. Atëherë i gjithë grupi qenve u ka ofruar ëmbëlsira.

Miqtë katërkëmbësh kanë pranuar ëmbëlsira vetëm nga njerëzit të cilët u kanë ndihmuar pronarëve të tyre dhe i kanë injoruar të tjerët.

Qeni vërtet është miku më i mirë i njeriut! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Rregullimi i shtëpisë
Është koha për të mbjellë dredhëza në vazo: Ndiqni këto rregulla

Është koha për të mbjellë dredhëza në vazo: Ndiqni këto rregulla

Kopshtaria
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Çfarë mund ta nxitë dëshirën seksuale

Çfarë mund ta nxitë dëshirën seksuale

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori