Një krim i rëndë ka ndodhur të shtunën në një familje kosovare në Gjermani.
Atje, burri B.A ka vrarë gruan e tij, J.BB, shkruan lajmi.net.
Për lajmi.net ka folur sot nëna e viktimës. Ajo ka rrëfyer për torturat që ia ka bërë dorasi, vajzës së saj.
“… Që 8 vite e kërcënume prej tyne, jo e mysim sot jo e mysim nesër. Nëse ti thu diçka në familjen tande, ose dahesh prej meje. Ai ka përdor dhunë fizike, dhunë psiqike. Ai ka përdor dhunë që nuk e përdor një serb, se s’po du me përdor fjalën serb se edhe ai është popull, por unë e kam babën e zhdukur prej Serbisë, po nuk e përdor dhunë në që e përdor Besmir Ademi. Ky është nipi i avokatit Sheremet Ademi. Sheremet Ademi që i mbron të drejtat e njeriut, s’u kanë në gjendje me na thirr me thanë ka ndodhë qa ka ndodhë, na vjen keq, edhe Jetmirën, që u kanë një çike që nuk mundet me gjet në trojet shqiptare, s’ka thirrë me na kërku falje”, tha ajo për lajmi.net.
Ajo rrëfen se vajza e tij është ndarë që dy muaj nga dorasi, me intervenim të shtetit gjerman.
“Jetmira është nda që dy muaj prej tij. E ka nda shteti gjerman për shkak të dhunës që ka përdorur Besmir Ademi. Jetmira është dalë prej shtëpisë. Policia e ka kthy Jetmirën në shtëpi se i ka tre fëmijë. Mas 10 ditëve, shteti e ka marrë Jetmirën e ka çu në shtëpi të grave”, tha tutje ajo.
Madje tregon se si viktima, për një kohë të gjatë ishte torturuar në mënyrat më çnjerëzore nga burri i saj.
“Ai s’ka mujt me përballu ata pse kjo ndahet prej meje. Kjo u kanë e rrehne me kabull të televizorit. U kanë e rrehme me thikë në fyt, me çelësa të kerrit. I ka thanë që nëse ndahesh prej meje, ka me ta pre çikën, Ledinën. Që çika e Ledinës i ka 7 vjet”, tha ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fushë Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për trafikim me narkotikë dhe posedim armësh – njëri gëlltiti qesen me kokainë gjatë arrestimit
Tetova sivjet me 123 filloristë më pak, në klasë të parë pritet të regjistrohen 838 nxënës
Kurti për “The Times”: Në Ballkan kemi një Rusi të vogël, që është Serbia
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251