eksperti-banner

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, vazhdon të jetë një prej femrave të estradës më të ndjekura në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjet atraktive.


Së fundmi, bukuroshja ka treguar se ndodhet në Romë, për të shijuar ditët e fundit të dhjetorit.

Ajo ka publikuar për fansat e saj në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet pranë një veture, e fotografuar nga prapa.

Modelja vë në pah të pasmet e saj atraktive, ndërsa shkruan në mbishkrimin e fotografisë: "E humbur në Romë".

Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar bukuroshen për linjat.

Ndërkohë, ajo ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë një bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur, Sabri Fejzullahu. /Telegrafi/