E fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, shkëlqen në bikini të zeza gjatë pushimeve në Miami


Georgina Rodriguez, e fejuara e Cristiano Ronaldos, ka tërhequr vëmendje gjatë një paraqitjeje të saj në plazh në Miami, ku u pa duke shijuar diellin me miqtë e saj gjatë zhvillimeve të Kupës së Botës.
32-vjeçarja u shfaq me bikini të zeza dhe një fund plazhi rozë të lidhur në ije, duke treguar stilin e saj elegant dhe relaksues gjatë pushimeve.
Ajo gjithashtu tërhoqi vëmendje me unazën e saj të fejesës me diamant, e cila sipas ekspertëve vlerësohet mes 4 dhe 5 milionë dollarëve (rreth 3.7 – 4.6 milionë euro).

Georgina është e fejuar me yllin e futbollit Cristiano Ronaldo, 41 vjeç, me të cilin ndan një familje të përbërë nga pesë fëmijë, shkruan DailyMail.
Çifti është fejuar pas tetë vitesh lidhje dhe pritet të festojë një vit që nga propozimi i martesës.
Ronaldo, ndërkohë, po kalon një periudhë të ngarkuar në Kupën e Botës, ku është përballur me kritika për performancat e tij, ndërsa Portugalia vazhdon garën në fazat eliminatore. /Telegrafi/














































