Është shumë e rëndësishme të krijojmë kujdes për kafshët shtëpiake. Dashuria e tyre pa kushte na bën të ndihemi më mirë dhe asnjëherë nuk ndihemi vetëm në praninë e tyre. Por kur bëhet fjalë për marrëdhënien midis qenit dhe fëmijës, duhet të kemi kujdes
Mund të jetë diçka argëtuese për fëmijën dhe për ju teksa i shikoni që luajnë bashkë. Kini parasysh që qenushi apo qenushja juaj nuk është aq e pastër sa mendoni.
Kur ktheheni në shtëpi, ju e puthni qenushin, por fëmija juaj nuk duhet ta shohë këtë veprim. Sistemi imunitar i një fëmije nuk është aq i fortë dhe efektiv sa i një të rrituri.
Të gjithë e kemi dëgjuar mitin që “goja e qenit është më e pastër se e një njeriu”, por e vërteta është se kjo nuk është e vërtetuar nga ndonjë studim. Faktike është që bakteret orale që shkaktojnë sëmundje qëndrojnë dhe në gojën e njeriut dhe në gojën e qenit.
Duhet të kemi parasysh që qentë nuk janë të vetëdijshëm se ku e vendosin gjuhën e tyre.
“Gjuha e tyre është si një letër higjienike, pasi e përdorin për të pastruar organet e tyre gjenitale”,- thotë Marc Leavy, specialist i kujdesit shëndetësor në Baltimore.
“Studimet kanë konfirmuar se mukoza e qenit mund t’ju shkaktojë infeksione të gojës apo të mishit të dhëmbëve.”
Pra, një lëpirje e thjeshtë mund të ketë pasoja mjaft serioze, kur bëhet fjalë për kalimin e mikrobeve nga qeni tek njeriu. Një çështje tjetër e rëndësishme është ushqimi i qenve, shkruan Class.
Nëse përdorni ushqim të papërpunuar, si për shembull mish të pabërë, qeni mund të marrë baktere të cilat çojnë në probleme serioze. Mund ta mbartin një bakter pa shenja sipërfaqësore, por nëse e përcjell tek fëmija mund të sjellë simptoma të rënda.
Kështu që është mirë t’i mësoni vogëlushët tuaj ta shprehin nga larg dashurinë për qenin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën