LAJMI I FUNDIT:

A e dini cili është profili më i kërkuar i programerëve në Kosovë?

A e dini cili është profili më i kërkuar i programerëve në Kosovë?

Çka mendoni, cili është profili më i kërkuar në 2021 në fushën e teknologjisë? T’ju ndihmojmë pak: është përdorur së pari në vitin 2015 nga Facebook. A e gjetët? Është përdorur edhe në zhvillimin e platformave tjera si Instagram, Netflix, Dropbox, Udemy, AirBnb, New York Times etj.

Është ReactJS.


Çka është ReactJS, ku përdoret dhe cilat janë përparësitë? Mësoni në vijim.

Mjetet apo ‘tools’ thelbësore të Front-end Development janë HTML, CSS dhe JavaScript. Mirëpo, zgjidhjet më moderne të web-it përdorin një ‘framework’  të JavaScript që i shton veçori apo ‘features’ shtesë dhe ofron përmirësime të performancës.

Nëse tashmë punoni me JavaScript, është koha për React/Redux. ReactJS ofron një qasje më të lehtë dhe më të shpejtë për implementimin e faqes së përdoruesit, perveq kësaj kodi është shumë më i organizuar dhe më i lehtë për t’u mirëmbajtur.

E përdorur së pari në vitin 2015 nga Facebook, tani shumë kompani të zhvillimit të web-it ndërtojnë aplikacione komplekse me ReactJS për shkak të karakteristikave të dobishme dhe përshtatshmërisë së lehtë që posedon. Për këtë arsye ReactJS është një ndër profilet më të kërkuara në vitin 2021.

Përparërsitë tjera të ReactJS përfshijnë ripërdorim të lartë të kodit dhe azhurnon vetëm blloqet që kanë nevojë  dhe jo të gjithë faqen. React mbështetet nga një komunitet i madh programerësh falë modelit të shpërndarjes ‘open-source’.

Me gjithsej 64 orë praktike dhe 3 module të ndara në 19 njësi mësimore të cilat zgjasin dy muaj, ju do të mësoni JavaScript, React dhe Redux në shkollën suedeze Beetroot Academy Kosova.

Artikull i sponzorizuar