LAJMI I FUNDIT:

A e dini çfarë ndodh kur ballafaqohen kampioni i karatesë dhe “mjeshtri i mbrojtjes me energjie”? (Video)

A e dini çfarë ndodh kur ballafaqohen kampioni i karatesë dhe “mjeshtri i mbrojtjes me energjie”? (Video)

Një njeri që pretendon se është ‘mjeshtër i mbrojtjes me energji’, i ka kërkuar një eksperti të arteve marciale që ta godasë në fytyrë.

Alexandr Litvinenko, që është shtatë herë kampion i Ukrainës, është ulur para këtij burri të paemëruar.


Sportisti i njohur si “Alex Lee”, e ka qëlluar ‘specialistin e mbrojtjes’, ndërsa ai ka arritur t’ia heq duart. Mirëpo, nuk ndodhë njëjtë kur 36-vjeçari e qëllon për herë të dytë këtë burrë me flokë të thinjura, transmeton Telegrafi.

Siç mund të shihet në video, ‘mjeshtrit i ikën energjia’ dhe si pasojë e goditjeve shtrihet pa ndjenja.

Sidoqoftë, kjo video e regjistruar kohë më parë, është realizuar nën mbikëqyrjen e profesionistëve dhe nuk rekomandohet të provohet. /Telegrafi/