LAJMI I FUNDIT:

E dhimbshme: Conor McGregor përmes një njoftimi pikëllues tregon se ka humbur tezen e tij për shkak të coronavirusit

E dhimbshme: Conor McGregor përmes një njoftimi pikëllues tregon se ka humbur tezen e tij për shkak të coronavirusit

Conor McGregor njoftoi fansat se tezja e tij është ndarë nga jeta për shkak të coronavirusit, teksa i bëri një dedikim emocionues asaj në rrjetin social Instagram.

Ylli irlandez i UFC-së mori lajmin në lidhje me tezen e tij, Anne Moore, përmes një telefonate pak para se të shkonte në një nga ekranet televizive të Dublinit, për të promovuar pijën e re nga marka e tij e pijeve alkoolike, “Proper No 12”, shkruan DailyMail.


Në postimin që njoftonte se tezja e tij kishte ndërruar jetë, McGregor shkroi: “Ky virus i dreqit. Çfarë dreqin po ndodh?”.

Vendi amtar i boksierit, Irlanda, mbylli të gjitha shkollat, kolegjet dhe çerdhet të enjten deri më 29 mars, pas më shumë se 500 personave të infektuar me coronavirus.

Nuk është e qartë se si vdiq zonja Moore.

McGregor, 31 vjeç, tha që ai nuk ishte më në gjendje të shkonte në televizion dhe e çoi familjen e tij në ishullin Bull.

Ai postoi një përzgjedhje fotografish në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, duke shkruar në mbishkrimin e tyre: “Unë e solla familjen time me vete në studio”.

Episodi i "The Simpsons" në vitin 1993 që parashikoi coronavirusin - nga izolimi i Tom Hanks e deri te blerja e rezervave për shkak të panikut
Lexo po ashtu Episodi i "The Simpsons" në vitin 1993 që parashikoi coronavirusin - nga izolimi i Tom Hanks e deri te blerja e rezervave për shkak të panikut

“Duke qëndruar i ulur në karrige për të marrë rreze, drejtpërdrejt në të gjitha emisionet e bisedave të mëngjesit në ShBA, më merr dikush në telefon duke më thënë që tezja ime e bukur, Anne kishte ndërruar jetë”.

View this post on Instagram

Ireland you amazing, amazing country. I believe we have this virus contained. And through this containment, we actually may have gone and contained them all. The good habits we will have now gained from this wild covid-19 attack will see us too strong in future. Hand hygiene. Touching of own face hygiene. Consistent thorough cleaning of handled areas hygiene. What we should really be all doing anyway. I have always been on with my hand hygiene. But not enough. If I think of all the people approaching to shake hands and what not. I often get people say to me please I don’t want a picture, just let me shake your hand. And I’m like yes friend thank you. As it’s more efficient than taking a full picture. But it’s too careless. And too frequent. Touching my own hand to my face as well. Too unaware of the frequency I’d do it. Until now. I’d train my ass off, to the point of low immunity. It’s inevitable with the intensity of the training. The immune system will be tested. I would float around in this manner, and always end up catching little colds and flus. I feel bullet proof right now though! I’m switched on like a motherfucker now. Stay vigilant on our personal hygiene people. And our personal space. God speed to us all ❤️ We are not there yet but we are well on our way. On our way in a big way! To the people of the world. We will do this! We are doing this! It’s done. We did it. Congratulations! Oh And it’s summer time now too. Wow! Oh and Who am I fighting. … These photos are from a few days ago at a studio in Dublin’s City centre. I was to announce to the world my @properwhiskey donation to @Tunnel2Towers. A great day! A proud day, I brought my family with me to the studio. Sitting in the chair about to beam live to all the U.S morning talk shows, I get a phone call telling me that my lovely little auntie Anne had passed away. I couldn’t go live anymore. My poor little friendly loving auntie. My mother’s sister. This stupid fucking virus. What the fuck is happening. I took my family to bull island. Looked out at the sea. Took a deep breath. Thank fuck! Lord thank you 🙏 Stay tight people! We are all we got ❤️ Rest in Peace Anne Moore I love you

A post shared by Conor McGregor Official (@thenotoriousmma) on Mar 13, 2020 at 4:35pm PDT

“Unë nuk mund të jetoja më atje. Tezja ime e dobët shumë e dashur. Motra e nënës time. Ky virus i dreqit, çfarë dreqin po ndodh”, shkroi ai.

“Qëndroni njerëz afër! Pusho në paqe Anne Moore, të dua”, përfundoi shkrimin ylli i UFC-së.

Motra e Kampionit Botëror të Cage Warriors, Erin, gjithashtu i bëri homazh tezes së saj, duke shkruar në rrjetet sociale: “Duke parë të gjitha fotografitë, po mendoj se jam shumë e lumtur që ti bëre kaq shumë fotografi me ne të gjithë së bashku”.

“Ti për mua je një nga gratë më të forta që njoh. Më mësove se për çfarë besnikërie dhe dashurie dhe forcë ka të bëjë një familje”, shkroi ndër të tjerash ajo.

View this post on Instagram

💔💔Looking through all the photos thinking I’m so glad you took so many photos of us all together . You to me are one of the strongest women I know . Nothing phased you and no matter what you just got on with it . I used to say “aunty ann you Moore ladies didn’t pass that gene on to me I’m a cry baby “and you’d laugh . You taught me what loyalty and love and strength between a family is all about . No matter what ever happens my mams family would always have your back . You where the life and soul of the party and we loved you dearly . Thinking of your kids Bernie Paula & Darren & your grandkids my mam and her sisters and brothers . The last two photos are of my memories of all the fun I had as a child in your house ❤️💔💔 rip autny Ann I love you . #familyfirst #family

A post shared by Erin Mcgregor (@erinmcgregor123) on Mar 10, 2020 at 12:53pm PDT

Më parë në postimin e tij, McGregor shkroi për kontrollimin e pandemisë së coronavirusit nga Irlanda.

Ai tha: “Irlanda ju vend i mahnitshëm. Unë besoj se e kemi këtë virus të përmbajtur. Dhe përmes kësaj kontrolli, ne në të vërtetë mund t’ia dalim”.

Conor McGregor (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

“Zakonet e mira që do të kemi fituar tani nga ky sulm i egër Covid-19 do të na shohin shumë të fortë në të ardhmen. Higjiena e duarve. Prekja e higjenës së fytyrës tonë. Pastrimi i vazhdueshëm i higjienës së zonave të trajtuara”.

“Është ajo çfarë duhet të bëjmë me të vërtetë gjithsesi. Unë kam qenë gjithmonë mirë me higjenën e duarve. Por jo sa duhet. Nëse mendoj për të gjithë njerëzit që afrohen të më shtrëngojnë duart dhe çka nëse jo”, shtoi McGregor.

Conor McGregor (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

“Unë shpesh iu them njerëzve që duan të fotografohen: ‘të lutem nuk dua një foto, thjesht më lër të të shtrëngoj dorën’. Dhe më pëlqen, po mik faleminderit. Meqenëse është më efikase sesa fotografimi i plotë. Por është shumë e pakujdesshme. Dhe shumë e shpeshtë”, shtoi McGregor.

“Po prekja dorën edhe fytyrën time. Jo shumë i vetëdijshëm për frekuencën që do bëja. Deri tani unë do ta stërvit këtë gjest duke e bërë më pak, deri në imunitet të ulët. Është e pashmangshme me intensitetin e trajnimit”.

Kryeministri Leo Varadkar bëri njoftimin dramatik se të gjitha shkollat, kolegjet dhe çerdhet do të mbyllen në një fjalim të dhënë para Blair House në Washington DC këtë javë.

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar (Foto: Alex Wong/Getty Images/Guliver)

Ai shtoi se nën masat emergjente, mësimet do të përfundojnë në internet dhe muzetë, galeritë dhe destinacionet e tjera turistike gjithashtu do të mbyllen si rezultat i aksionit.

Mbretëria e Bashkuar ende nuk ka njoftuar masa të ngjashme megjithë shkallën e infeksionit e ka në rritje, me 800 të infektuar dhe me 11 vdekje në total.

Në një përshkallëzim të madh të krizës, ministrat po përgatiten të futin legjislacionin e urgjencës në fillim të javës tjetër, për të lejuar që të gjitha tubimet masive dhe ngjarjet sportive të ndalohen nga fundjava tjetër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

Magazina
Kalo në kategori