LAJMI I FUNDIT:

E dërguan të pastrehun në restorant për ta qerasur me drekë, ikin pa paguar (Foto)

E dërguan të pastrehun në restorant për ta qerasur me drekë, ikin pa paguar (Foto)

I premtuan një të pastrehu drekë, por sapo i erdhi porosia ikën pa pagur.

Të pranishmit në restorantin që ndodhet në Londër, kanë parë tri adoleshentet teksa e përqeshnin burrin fatkeq, ndërsa i sugjeronin të merrte mish pule, transmeton Telegrafi.


Sally Cudmore ishte një prej dëshmitarëve. Ajo thotë se ato dolën gjoja për të tymosur, e nuk u kthyen më brenda.

Adoleshentet para se të largohen pa paguar

“Ishin shumë të zhurmshme; të gjithë i shikonin sepse qeshnin me zë dhe përdornin fjalë të ndyta. Aty hynë së bashku me atë burrë dhe më pas e lanë vetëm”, ka thënë Cudmore.

Pronarët e lokalit nuk i kanë marrë para të pastrehut, që ishte joshur nga uria. /Telegrafi/